Bedri Blloshmi nga Spaçi, në regjim burgu në Burrel

0
224
blank

Çfarë do të thoshte, për një të dënuar, vuajtja në kamp pune të detyruar apo në burg të sigurisë së lartë dhe përse ish-i dënuari politik Bedri Blloshmi, u transferua nga Spaçi, në Burrel

 

Të dënuarit politikë e vuanin heqjen e lirisë në dy forma: me punë të detyruar dhe me izolim. Puna e detyruar praktikohej në kampet e punës, të cilat ishin të profilizuara në ndërtime, bonifikime, bujqësi dhe miniera. Përveç punës së detyruar, këtu kryhej edhe procesi agjitativ i “riedukimit”, nëpërmjet vënies së të dënuarve në detyrimin për të dëgjuar propagandën e partisë. Caktimi në burgjet e sigurisë së lartë, siç ishte rasti i Burrelit, ishte risk për evidentimin si person i rrezikshëm. Në rast lufte, personat e evidentuar këtu, ekzekutoheshin. Në prill 1985, i dënuari Bedri Blloshmi vuante dënimin në Repartin nr.303 Spaç. Këtu ishte vërejtur se kishte pritur mirë vdekjen e Enver Hoxhës. Pas disa veprimeve të komandës, kërkohej që veprimi të thellohej.

 

Më 7.8.1985 vendosej që i dënuari Bedri Blloshmi të kalonte nga regjimi i vuajtjes së dënimit në “kamp riedukimi” nëpërmjet punës, në regjim burgu, i izoluar në Repartin nr.321 Burrel.

Propozimi erdhi nga punëtori operativ i Sigurimit, Gramoz Velçani, i miratuar nga komandanti i Repartit nr.303 Spaç, Flamur Topollaj, komisari Xhemal Zerka, kryetari i Degës së Punëve të Brendshme Mirditë Bajram Pelo dhe në fund, nga drejtori i Drejtorisë Zbatim Vendime Penale Dhimitër Krisafi.

blank

 

 

blank

Ndryshimi i regjimit të vuajtjes së dënimit do të thoshte shumë për një të dënuar, pasi me dërgimin në Burrel, ai kategorizohej si element kundërshtar i kategorisë së parë. Vlen kjo për të bërë dallimin midis burgut dhe kampit.

Në vendimin e këtij rasti thuhej se i dënuari Bedri Blloshmi kish mbajtur dhe mbante “qëndrim shumë të keq, nuk është aktivizuar asnjëherë në punë”, “merret me agjitacion e propagandë të mprehtë armiqësore në mënyrë të fshehtë dhe të hapur” duke mohuar rolin e PPSH-së dhe të udhëheqësve kryesorë. Cilësohej se gjatë ditëve të zisë për Enver Hoxhën, në prill 1985, kish mbajtur qëndrim “shumë të poshtër”, duke përdorur fjalë fyese në prani të disa të dënuarve, duke u treguar se mbetej “një armik i betuar i partisë dhe shtetit”. Për këto veprime ishte thirrur dhe këshilluar, izoluar në birucë dhe demaskuar para të dënuarve nga kryetari i Degës së Punëve të Brendshme dhe nga komanda e repartit, por kishte reaguar “në mënyrë të ashpër dhe krejt armiqësore”. Thuhej se “qëllimi që i ka vënë vetes si armik i betuar i këtij sistemi”, vërtetonte rrugën që kish marrë. Për këto arsye, kërkohej të ndryshonte nga regjimi në kamp riedukimi, në izolim burg që ishte Reparti nr.321 Burrel. kujto.al

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here