Lindi më 2 qeshor të vitit 1950, në fshatin Bërzeshtë të rrethit të Librazhdit. Që i vogël punoi në Ndërmarrjen e Shfrytëzimit të Pyjeve në Stravaj. Qysh pas mbarimit të shërbimit ushtarak, më 1971, e deri më 1976, punoi në kooperativë. Më 1 prill të po këtij viti u thirr në Degën Ushtarake të Librazhdit me pretekstin se nuk e kishte kryer zborin dhe se kish falsifikuar fletëzborin. Për këtë arsye u dërgua në Degën e Punëve të Brendshme për verifikim. Meqe aty u mbajt deri natën vonë, i thanë se nuk do të kthehej në shtëpi, por atë natë do të flinte në Hotel Turizmin e qytezës. Dhe aty, në mesnatë, vajti policia dhe e shpuri sërish në Degën e Punëve të Brendshme, ku i vunë prangat. Gjyqi kundër tij dhe të ashtuquajturit «grupi i Bërzeshtës» filloi më 6 qershor të vitit 1977. U akuzua «për krimet e sabotimit të ekonomis kooperativiste në bashkëpunim dhe të agjitacionit e propagandës kundra pushtetit popullor». Një javë më vonë, më 13 qershor, Gjykata Popullore e Rrethit të Librazhdit e dënoi «me 25 vjet heqje të lirisë, me konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë». Pjesën me të madhe të dënimit e vuajti në Burrel, Qafë Bari e Spaç. U lirua më 29 mars 1991. Në vitin 1997 u diplomua si jurist dhe oficer policie

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 37.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.