Bashkëpunëtorët “Lapsi” dhe “Aparati” në ndjekje të elementit “armik” në kinostudio

0
422
blank

Kur Mit’hat Fagu dhe Vangjush Gambeta përdorën kameran e fshehtë për të xhiruar dokumentarin me problematikat e kuadrove të partisë e pushtetit. Ndëshkimi që do të vinte më pas nga Sigurimi i Shtetit

Në dhjetor të vitit 1973, regjisori Mit’hat Fagu realizoi një film dokumentar “Racionalizatorët” që i kushtohej revolucionit tekniko-shkencor të socializmit. Dokumentari ishte ndërtuar në intervistimet dhe ballafaqimin e mendimeve midis specialistëve dhe kuadrove shtetërore. Skenarist i dokumentarit ishte gazetari Vangjush Gambeta. Pas përfundimit të xhirimeve dhe editimit, filmi dokumentar u konsiderua në kundërshtim me vijën e partisë pasi pretendohej se ishte goditur sistemi. Për shkak të këtij përfundimi të nxjerrë nga sigurimi i shtetit, Mit’hat Fagu u shkarkua nga puna në kinostudio dhe për shumë vite punoi si punëtor në fabrikën e tullave në Vorë.

Një dokument i Sigurimit të Shtetit i dhjetorit të vitit 1973, tregon detajet e survejimit të regjisorit përmes bashkëpunëtorit me pseudonimin “Lapsi”. Më poshtë materiali i plotë:

blank

Tiranë më 10/12/1973

Shënim operativ

Në kontaktet e marra me shokun ... rezident “lapsi”, konstatohet se në institucionin e kinostudios “Shqipëria e re”, është prodhuar një film mbi racionalizatorët nga regjizori  Mit’hat Fagu i cili është mbështetur mbi skenarin e pregatitur nga gazetari Vangjush Gambeta. Filmi është i gabuar ideologjikisht dhe me trajtim në mënyrë jo të drejtë në lidhje me qëndrimin e kuadrove shtetërore. Në fillim del si pengesë kryesore në ecjen përpara të punës në drejtim të rracionalizimit, vetë sistemi ynë.

Në film sidomos është abuzuar me përdorimin e kameras së fshehtë, e cila është përdorur duke mashtruar personat që do të linçoheshin në mënyrë të atillë duke iu dhënë të kuptonin se po zhvillonin një bisedë jashtë problemeve zyrtare, por që në  fakt në çfarëdo pozicioni apo poze që ata merreshin, Mit’hati në mënyrë të maskuar i filmonte. Edhe skenari i këtij filmi nuk është në pozita të drejta. Nga diskutimi i bërë në këshillin artistik është nxerrë si film i ndreqshëm por që në fakt nuk mund të ndreqet. Filmi është planifikuar me tre akte edhe nxjerrë jashtë çdo norme në mënyrë të tillë duke e bërë me metrazh të gjatë.

Nga sa më sipër lind nevoja që të verifikohet se në ç’rrugë ka punuar ky person për këtë film dhe kur është konstatuar si i tillë

Punëtori operativ Pirro Katro

Po në dhjetor të atij viti, do të angazhohej një tjetër bshkëpunëtor i sigurimit për të përforcuar punën për gjetjen e elementit “armik” jo vetëm në stafin dhe bashkëpunëtorët e regjisorit Fagu, por edhe me gjerë. Bashkëpunëtorit “APARATI”, iu la detyrë të survejonte çdo lidhje të regjisorit me kolegët si dhe çdo mendim që ishte dhënë për filmin e tij, pro apo kundër, me qëllimin për të zbuluar një “grup armiqësor” me të tjerë emra regjisorësh apo artistësh në kinostudio. Bashkangjitur dokumenti i Sigurimit të Shtetit në dosjen e kinostudios “Shqipëria e re”:

Raport i datës 29 dhjetor 1973

 Detyra që do ti jepen Bashkëpunëtorit “APARATI” në drejtim të objektit të rëndësisë së veçantë kinostudio “Shqipëra e re”, lidhur me disa probleme që knë lindur atje

Bashkëpunëtori “APARATI” që mbahet në lidhje me punëtorin operativ Selim Skravani, punon në kinostudio. Duke qënë se kohët e fundit aty janë bërë disa gabime serioze që kanë dëmtuar punën në këtë sektor, bashkëpunëtori “APARATI”, në një takim të afërt do ti jepen këto dtyra:

 Të mësojë se cilat janë ambinetet që kërkojnë të dëmtojnë punën në këtë sektor e që bashkëveprojnë në rrugë jo të drejtë në problemet që k kinostrudio. Tarafet dhe luft që bëjnë ndaj njërit-tjetrit. Si ëhstë uniteti në rrdhët e krijuesve dhe punonëjsve të kinostrudios

  • Cilat janë lidhjet dhe përkrahësit e regjizorit të filmit të prodhuar, Mit’hat Fagu dhe çmendime kanë ata mbas masës së marrë për Mit’hatin. Çfarë mendime ka nga elementë të ndryshëm për këtë film
  • Çfarë di bashkëpunëtori për xhirimine këtij filmi dhe mënyrat që janë përdorur. Kushe  ka parë filmin gjatë xhirimieve në fund të xhirimeve dhe mendimet që kanë dhënë për këta persona. Cilët persona që kanë punuar me këtë regjizor kanë konstatuar se ëshjtë me gabime, se është abuzuar dhe mashtruar me incizimin dhe nuk e ka bërë problem ose e ka mbuluar.
  • Çfarë të meta janë vënë re në procedurën e këtij filmi ose të filmave të tjerë , a zbatohen rregullat
  • Të na japë ç’di edhe për ç’rregullimet të tjera që i nëmë përshtypje bashkëpunëtorit si mbi regjimine ruajtjes së filmit, puna në filmin e ardhur nga jashtë, ruatja e pasurisë etj..

 Punëtori operativ Piro Katro

 

blank

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here