1986/Riburgosja e të dënuarve, materialet qëndronin të gatshme

0
178
blank

Gjatë diktaturës komuniste, personat që vuanin dënimet në kampe e burgje ishin të rrezikuar kurdoherë nga ridënimi. Brenda vendeve të izolimit e punës së detyruar, regjimi gjente njerëz të dobët dhe i rekrutonte. Më së shumti rekrutoheshin të dënuarit ordinerë, por edhe ata politikë, të cilët në fund rezultonin se vuanin pak vite burg, ose ata që kishin dënime të përziera.Të gatshëm për rekrutim ishin gjithashtu edhe ata me origjinë komuniste, të dënuar. Çdo i dënuar kishte si gjithnjë si çekan mbi kokë çështjen e riburgosjes. Materialet e përgatitura qëndronin gjithnjë të gatshme sipas rrethanave që paraqiteshin. Ato kalonin nga njëra degë e punëve të brendshme në tjetrën, të gatshme për t’u përdorur si mjet presioni apo për ridënim.

Kjo gjë shihet edhe në një shkresë, me rastin e transferimit të disa të dënuarve nga rrethi Dibër në rrethin Mirditë.

Dega e Punëve të Brendshme Dibër, me firmë të nënkryetarit Reshat Islami, me shkresën nr.48, datë 15.1.1986, i dërgonte Degës së Punëve të Brendshme Mirditë, materialet në ngarkim të disa të dënuarve të transferuar nga Reparti nr.301/1 Bulqizë në Repartin nr.303 Spaç. Sipas rastit, për këta të dënuar politikë kishin raportuar:

1-Filip Vata, raportuar nga bashkëpunëtorët “Plepi”, “Xhami”. Po ashtu për të ishin disa letra.

2-Skënder Sallku, ekstrakt nga Dega e 1-rë e Drejtorisë së Parë.

3-Skënder Spata, kombinacione të teknikës operative.

4-Ramiz Spata, kombinacione me teknikë operative.

5-Aqif Selimi, procesverbal i marrjes në pyetje.

6-Dhimitër Meka, raportuar nga bashkëpunëtori “Ylli”.

7-Ilia Thereska, raportuar nga bashkëpunëtori “Ylli”.

8-Petrit Velaj, raportuar nga bashkëpunëtorët “Xhami” dhe “Valbona”.

9-Minella Deliu, raportuar nga bashkëpunëtori “Besimi”.

10-Sherif Ismaili, raportuar nga bashkëpunëtorët “Shtogu” dhe “Hekuri”.

11-Gëzim Çitozi, raportuar nga bashkëpunëtorët “Proseku” dhe “Plepi”.

12-Besim Melani, raportuar nga bashkëpunëtori “Peshkatari”. (nuk kishte ardhur në Spaç)

13-Luan Koka, raportuar nga bashkëpunëtorët “Shelegu”, “Nerenxa”, “I penduari”, “Xhami”.

14-Xhafer Jata, raportuar nga bashkëpunëtorët “Pushka”, “Trebeshina, “Sopoti” dhe “Plepi”.

15-Thanas Qeleshi, raportuar nga bashkëpunëtorët “Besimi” dhe “Amperi”.

16-Shefki Manjani, raportuar nga bashkëpunëtori “Shqiponja”.

17-Mexhit Capa, raportuar nga bashkëpunëtori “I penduari”.

18-Dhimitër Nini, raportuar nga bashkëpunëtori “Zambaku”.

19-Robert Nako, raportuar nga bashkëpunëtorët “Plepi” dhe “Shqiponja”.

20-Syrja Lame, raportuar nga bashkëpunëtori “Plepi”.

21-Medi Llulla, nga një deklaratë.

22-Sami Sulku, raportuar nga bashkëpunëtorët “Stilografi” dhe “Spinoti”.

23-Milahim Rustani, nga një letër e ndaluar.

24-Martin Pjetri, nga një letër (ishte liruar).

25-Petër Paço, nga një letër e ndaluar.

26-Klearko Papasava, nga një letër e ndaluar.

27-Albert Axhenti, raportuar nga bashkëpunëtori “Spinoti” dhe një deklaratë.

28-Ramadan Kurti, raportuar nga bashkëpunëtori “Xhami”.

29-Aleko Stavri, raportuar nga bashkëpunëtori “Zambaku”.

30-Gjok Vuka, raportuar nga bashkëpunëtori “Spinoti”.

31-Haxhi Rakipi, raportuar nga bashkëpunëtori “Amperi”.

32-Ajet Petriti, raportuar nga bashkëpunëtorët “Plepi” dhe “Spinoti”.

33-Viliam Bregasi, raportuar nga bashkëpunëtori “Amperi”.

34-Latif Daja, letër drejtuar ministrit.

35-Fejzi Alizoti, raportuar nga bashkëpunëtori “Zambaku” dhe të dënuar.

36-Bashkim Fishta, raportuar nga bashkëpunëtorët “Liqeni” dhe “Vetëtima”.

37-Enver Shehu, raportuar nga bashkëpunëtorët “Plepi” dhe “Spinoti”.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here