Ai u nis me forcat e Ballit Kombëtar në Shkodër nga Mit’hat Frashëri me mision në Tiranë në vitin 1944. Në Mamurras kapet nga forcat e brigadës së 23-të, të cilët e dënuan me pushkatim. Siç tregon në kujtimet e veta, shpëtoi në sekondat e fundit nga ndërhyrja e Mihal Priftit. Pas lirimit herën e parë, u internua 5 vjet dhe më pas u ridënua. Dënohet për herë të dytë dhe kur ishte duke vuajtur dënimin dënohet herën e tretë në vitin 1980. Ka vuajtur në burgjet dhe kampet e Vlorës, Tiranës, Burrelit, Spaçit, Laçit, Ballshit, Zejmenit.

Ka hyrë për herë të parë në burg kur ishte 21 vjeç dhe ka dalë 65 vjeç duke vuajtur dënimin në vitet 1945-1965 dhe 1973-1989.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.