“Ramiz Alia ka depozituar para jashtë shtetit”

0
263
blank

Një ndër detyrat kryesore të Sigurimit të Shtetit ishte informimi i organeve të Partisë së Punës mbi opinionet e “armikut”. Ky informim ishte i përcaktuar në platformën e organeve të punëve të brendshme. Në raportin nr.152, datë 26.1.1990 të Degës së Punëve të Brendshme për Degën e 8-të të Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit në Tiranë, përcilleshin opinionet e elementit “armik” në Rrethin e Lushnjës, vend ku ishin vendosur me detyrim një pjesë e madhe e elementit të deklasuar. Në këtë kohë, Lushnja kish tërhequr bashkëpunëtorë 25 persona. Disa nga opinionet që pëshpëriteshin nga elementi antikomunist në fillim të vitit 1990, përcillen më poshtë:

 

“Ndryshimet mëdha që po ndodhin në vendet e Lindjes, janë jo vetëm meritë e Gorbaçovit, që me reformat ekonomike e politike në BS po restauron kapitalizmin, por kryesorja është se u krijuan kushtet që vetë populli i këtyre vendeve të braktisnin socializmin. Tani Gorbaçi e pranoi inferioritetin e sistemit ekonomik socialist, por e luftën vijën politike të Stalinit e të pasurve të tij dhe me propozimet që bënë për çarmatim po e afirmon veten si paqësor. Këtë prisnin vendet vasale dhe disa prej si Polonia e Hungaria e përshpejtuan ritmet dhe po e mohojnë edhe rolin e partisë dhe me demonstratat e vazhdueshme të Gjermanisë Lindore e të vërshimit të mijëra e mijërave në Gjermaninë Federale. Socializmi është bërë pa jetë për ta penguar këtë lëvizje të fuqishme për liri e demokraci...se plenumi i fundit u bë për të mos pranuar pluralizmin politik në Shqipëri. Dhe kjo u pa qartë në fjalimet e Ramiz Alisë në rrethe të ndryshme, që kudo e mbivlerëson rolin pararojë të partisë dhe jep me kuptuar se me politikën e brendshme do të jemi besnikë deri në fund të rrugës që kishte caktuar Enver Hoxha.

 

“Ndryshimet që po ndodhin në BS, Poloni, Hungari dhe Gjermani po provojnë që komunizmi dështoi si ideologji dhe si ekonomi dhe viti 2000 i qëron hesapet me komunizmin për të cilin flasin për një triumf të plotë në fund të këtij shekulli. Stalinit ia prishi varrin Hrushovi, por Gorbaçovi e shpartalloi gjithë sistemin dhe gardën e tij dhe reformat e reja, ka fituar simpatinë e të gjithë vendeve. Historia nuk njeh një shndërrim kësisoj pa gjakderdhje, prandaj Perëndimi nuk kursen ndihmat”.

 

“Kampi socialist po zhduket, se është i pa perspektivë. Kjo u vërtetua në Poloni, Hungari e gjetkë”.

 

“Ramiz Alia ka depozituar para jashtë shtetit për t’i patur në ndonjë rast për partinë në mërgim dhe e drejton prej andej. Këto para i ka Nexhmije Hoxha, ndërsa Ramiz Alia tani do të depozitojë edhe ai paret e veta, por i ka lënë atje dhe neve vuajmë”.

 

“Socializmi po shkatërrohet, kështu që edhe këta nuk kanë se ku t’ia mbajnë”.

 

“Vendet e Lindjes dhanë e morën me atë sistem që kishin dhe nuk ia dolën dot. Pse si mendon ti? Budallenj janë gjermano-lindorët që po ikin të tërë në perëndim? Kjo tregon se përderisa vendet e perëndimit janë më të zhvilluara dhe po ecin përpara në të gjitha drejtimet dhe lindja kërkon të bëhet si ata”.

 

“Shyqyr që u bënë këto tufëzat se nuk shikonim mish me sy, sepse qengjat ia jepnin grekut dhe greku na jepte filmin, si ai filmi që thotë “Thanas shtrëngo rripin”.

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here