Qerime Bome/ Nga burgu në maternitet, si e solli në jetë fëmijën përmes prangave

0
857

46.790 gra të arrestuara të burgosura e internuara gjatë regjimit komunist. Sipas statistikave të deritanishme, 5118 prej tyre kanë vdekur në kampet e internimit

 

Janë rreth 46.790 gra të arrestuara të burgosura e internuara gjatë regjimit komunist. Sipas statistikave të deritanishme, 5118 prej tyre kanë vdekur në kampet e internimit shumë të tjera nëpër burgje e të tjera të pushkatuara.

Qerime Bome, gruaja nga Kolonja, është njëra prej grave të burgosura në komunizëm. Është një prej atyre rasteve kur dhuna komuniste arrin kulmin. Qerimja ishte shtatëzënë kur u arrestua e shpallur si armike e popullit. Për të gjithë ata që e kanë parë atë skenë, do të mbeten të pashlyera ato momente kur Qerimeja u shfaq në dyert e maternitetit e lidhur me pranga e përmes prangave solli në jetë fëmijën e saj.  Ajo u dënua me 10 vjet burg. Vite më pas, Qerimeja u çmend për shkak të torturave e dhunës komuniste.

Merjeme Gjata është një tjetër grua e dhunuar ekstremisht në diktaturë. Ajo ishte nga Kukësi, i kishin vrarë tre fëmijë në kufi dhe ashtu të grirë nga plumbat, ia kishin hedhur në pragun e shtëpisë... Këtë nënë shqiptare e dënuan 10 vjet burg! Pas tmerrit që pa me sy, tre fëmijët e vrarë, ajo u çmënd dhe ashtu qëndroi në burg për 10 vite.

Viola Beqiri, ishte një tjetër grua e burgosur në diktaturë. Ajo ishte me gradë shkencore në fizikë bërthamore, u dënua 20 vjet burg dhe doli nga burgu e braktisur në moshën 60-vjeçare. Minja 20 vjeçe dhe Nadirja 16 vjeçe, ishin nga Baldushku i Tiranës, u dënuan sepse kishin tentuar të helmonin lopët e kooperativës. Minja u dënua 15 vjet, dhe Nadirja 10 vjet! Minen e kishin arrestuar disa orë para ceremonisë së martesës... Ajo vdiq në lule të rinisë, në moshën 24-vjeçare... kishte lënë si amanet ta vishnin nuse dhe të burgosurat ia plotësuan dëshirën... Trupi i saj pa jetë u martua me varrin e zi pa emër... Maria Medicina u dënua me vdekje, sepse dashuroi dhe u martua me një inxhinier italian. Ajo bëri 13 vjet burg dhe mbeti përjetë pa familje dhe pa fëmijë.... Bianka Balliçi, ish-gazetare me origjinë austriake, i thyen shtyllën kurrizore dhe ecte këmbadorazi... Vdiq në psikiatrinë e Elbasanit... Marta Doda u lirua nga burgu në moshën 82-vjeçare... U gjet e vdekur tek pragu i kishës katolike...

Të dhënat për këto histori janë marrë nga libri “Nëpër greminat e përgjakura komuniste”, Enver Memishaj, botim i vitit 2007.

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here