Maria Dhionis Medicina (Dvorani), lindur në vitin 1923 në Korçë, me arsim të mesëm, infermiere, akuzohej se ishte vënë “në shërbim të kundërspiunazhit italian”, “që në ditët e para të okupimit italian”. U arrestua më 28.12.1952. Ajo ishte martuar me një italian dhe u paraqit në legatën italiane për të bërë dokumentet. Kjo praktikë e thjeshtë konsullore, paraqitej si veprimtari spiunazhi. Në fund, akuza nxjerr dëshirën e saj për arratisje në Jugosllavi. U gjykua bashkë me Petraq Janku, Moisi Popa, Eleni Popa, Arqile Popa, Dhora Miho.

Gjykata Ushtarake Territoriale Durrës, e drejtuar nga kapiten II Bektash Ismaili, me pjesëmarrjen e prokurorit major Simo Dhami, me vendimin nr.83, datë 4.7.1953, deklaroi fajtorë Marien dhe Petraqin dhe i dënoi me vdekje, pushkatim dhe heqjen e të drejtave civile. Moisiu u dënua me 25 vjet, Eleni me 15 vjet dhe Arqileja e Dhora me nga 10 vjet.

U ndryshua me vendimin nr.288, datë 20.7.1953 të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë, duke iu kthyer dënimi në 25 vjet privim lirie dhe humbjen e së drejtës zgjedhore për 5 vjet.

Maria u lirua më 6.4.1965 nga Punëtoria Qendrore e Artizanatit në Tiranë.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.