Portret i një të dënuari në Qafë-Bari

0
450
blank

"E arrestuan kur ishte 67 vjeç, më 17.7.1977. E dënuan me dy akuza të rënda: agjitacion e propagandë dhe tradhti ndaj atdheut. E dënuan me 12 vjet heqje lirie. Vdiq duke vuajtur dënimin, në moshën 78-vjeçare në vitin e fundit të masës së dhënë”

Ky është portreti i një burri 67-vjeçar në një fshat të Pukës në vitin 1977. Është në një prej ditëve të vuajtjes së dënimit në burgun e Qafë-Barit. Brenda dënimit në burg, është dënuar për të qëndruar në dhomën e izolimit pasi ka folur kundër pushtetit. Quhej dënimi në birucë dhe bëhej fjalë për një dhomëz të ngushtë 1 metër katror me lagështirë dhe shumë e ftohtë, i pangrënë dhe nën torturat e xhelatëve famëkeq të burgut të Qafë-Barit. Fotografia është publikuar nga studiuesi Kastriot Dervishi i cili sqaron se: Portret i një të vuajturi. E arrestuan kur ishte 67 vjeç, më 17.7.1977. E dënuan me dy akuza të rënda: agjitacion e propagandë dhe tradhti ndaj atdheut. E dënuan me 12 vjet heqje lirie. Vdiq duke vuajtur dënimin, në moshën 78 vjeçare në vitin e fundit të masës së dhënë”, shkruan Dervishi.

Lidhur me këtë ngjarje ka dëshmuar një ish-i burgosur politik në Qafë-Bari, i cili mbante mend ngjarjen. “Është Haxhi Paja i cili ishte nga një fshat i Pukës dhe e futën në birucë zhveshur në minus 20 gradë për agjitacion dhe propagandë. Të nesërmen erdhi drejtori i policisë, Fadil Cani me helikopter dhe e gjeti Haxhiun aty. Ai dha urdhër për ta nxjerrë menjëherë nga biruca dhe e sollën në një vend që quhej ambulancë me 12 krevate ku isha i shtruar dhe unë. Thirri komandantin e burgut Ludovik Cali...Kur hyri brenda, e përshëndeti Fadilin, por ai iu përgjigj: "Më jep llogari, pse ky plak në birucë?". Ludoviku u përgjigj: "Ka folur kundër partisë...”. Ndërsa Fadili iu përgjigj: "Pse, partia jonë ka frikë nga këta pleq? Ne nuk kemi frikë shtete të fuqishme dhe dorëzo të gjitha dhe je i liruar në këtë çast nga detyra..." Ludoviku sa nuk qau dhe doli. Kur hyri një maskara, inspektori i partisë nga Pogradeci i tha: "nuk e ka futur ai në birucë, por unë". Fadili i tha: "Ti, pra, dorëzoji çfarë të kesh dhe zhduku nga këtu". Iku ai krimineli dhe Haxhiun e nisën për në Tiranë, por nga të ftohtit ka vdekur në rrugë”, rrëfen ish-i burgosuri Lut Kelmendi.

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here