Një certifikatë vdekje në kampin e Tepelenës

0
142
blank

Më 13 maj 1950 në kampin e internimit Tepelenë vdiq Marie Tinaj 17 vjeçe. Cerfitikatën e firmosi e ëma, Age Tinaj

"Kam ndejtur afër fëmijëve, si fëmijëve që i liruan, por nuk kishin se ku të shkonin, si edhe atyre që nuk i liruan. Dhe puna ime si infermier, më bënte që t’i mbaja shumë afër. Ndodhte që të vdisnin në duart e mia. Dhe më vinin nënat e veta…O Zot, çfarë t’u thoshja! “Aziz, nëma Zaden!” Zade, quhej njëra prej fëmijëve të vdekur. Më kujtohet si sot e ëma….”, e rrëfeu mes lotësh Aziz Ndreu një prej rasteve kur fëmijët ndërronin jetë në kampin e Tepelenës. Marie Tinaj ishte një prej tyre dhe certifikata e vdekjes së saj na e tregon edhe një herë tmerrin që ka ndodhur në atë kamp famëkeq të Tepelenës. Certifikata është publikuar nga studiuesi Kastriot Dervishi dhe i përket majit të vitit 1950, pikërisht në kohën kur tifoja dhe dizenteria çuan drejt vdekjes qindra fëmijë të atij kampi.

Aziz Ndreu ishte infemier në kamp, ai nuk e kishte profesion të kultivuar përmes arsimit, por mësoi aty në kamp t'u shërbejë të sëmurëve pasi regjimi iu kishte mohuar edhe të drejtën e mjekimit. Azizi punoi çdo ditë e çdo orë për pesë vitet që funksioni ai kamp, në ndihmë të fëmijëve, grave e të moshuarve që vuajtën sëmundjet, urinë e dhunën e diktaturës komuniste. Për Azizin mbeti e paharruar dhimbja që i kujton fëmijët që dhanë shpirt në kampin e Tepelenës.

“Më pyesnin fëmijët e sëmurë që ishin rreth tetë a dhjetë vjeç: “Doktor, a do të vdes unë?” “Jo, nuk do të vdesësh” - u përgjigjesha unë. “Mirë, atëherë, nëm pak bukë.” Ose “Më jep një ilaç të shëndoshem.” Dhe ai do të vdiste pas pak. Unë kam parë shumë nga këto dhe më kanë lënë një dobësi të madhe.

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here