“Në kohën e Zogut, aty ku sot është blloku, quhej lagjja e hajdutëve dhe e tillë mbeti…”

0
4308
blank

Raporti i Sigurimit të Shtetit në vitin 1982: Spikerja e radiotelevizionit Viktori Xhaçka Xhomo, fliste kundër udhëheqjes komuniste: "Thonë “me forcat tona”, por jo të abuzohet paskrupullt në kurriz të popullit. Ata të udhëheqjes mbetën jashtë shtetit dhe një udhëtim i tillë kushton mijëra dollarë. Të parët në modë ishin sekretarët e komitetit qendror që vdiq… Zogu si mbret një pallat mezi e ndërtoi, ndërsa këta nuk ndjenjën të thjeshtë si udhëheqës të klasës punëtore… Këta lanë nam dhe të gjitha në kurriz të popullit. Fëmijët e udhëheqësve sjellin modën ndërsa dajakun e hanë djemtë e familjeve të varfra të cilët me varfërinë e tyre mundohen të imitojnë…“  

Spikerja e Radiotelevizionit Shqiptar Viktori Xhaçka Xhomo, është në listën e të survejuarve nga Sigurimi i Shtetit në vitin 1982. Emri i saj dhe bisedat kundër diktatorit, gjenden në dosjen e Sigurimit për Kinostudion dhe Radiotelevizionin Shqiptar. Në raportin e Sigurimit të Shtetit në vitin 1982, pasqyrohet një bisedë e saj e përgjuar nga një nga bashkëpunëtorët e  Sigurimit të Shtetit të ngarkuar për të monitoruar të gjithë artistët e punonjësit e këtyre dy institucioneve.

blank

Në këtë bisedë të përgjuar të Viktorisë, duket zemërimi i saj me udhëheqjen e partisë. Spikat në këtë qëndrim të saj krahasimi i udhëheqësve komunistë me Ahmet Zogun, që kishte qënë mbret i Shqipërisë. Ajo thotë ndër të tjera, se në kohën e Zogut, vendi ku ishte përqendruar udhëheqja, pra në bllok, kishte qenë zonë hajdutësh dhe sërish kish mbetur e tillë, pasi sipas saj udhëheqja komuniste ishin hajdutët e Shqipërisë.

blank

Viktori Xhaçka (Xhomo), pensioniste, spikere e jashtme e radiotelevizionit

Viktoria është shprehur:… Thonë: “me forcat tona” por jo të abuzohet paskrupullt në kurriz të popullit. Ata të udhëheqjes mbetën jashtë shtetit dhe një udhëtim i tillë kushton mijëra dollarë. Të parët në modë ishin sekretarët e komitetit qendror që vdiq… Zogu si mbret një pallat mezi e ndërtoi, ndërsa këta nuk ndjenjën të thjeshtë si udhëheqës të klasës punëtore… Këta lanë nam dhe të gjitha në kurriz të popullit. Fëmijët e udhëheqësve sjellin modën ndërsa dajakun e  hanë djemtë e familjeve të varfra të cilët me varfërinë e tyre mundohen të imitojnë…

Zogu blinte bukë në furrat e popullit ndërsa këta kanë dyqane speciale në bllok ku gjen edhe qumësht dallëndysheje.. Kur ishte mbreti Zog, aty ku sot është blloku quhej lagjja e hajdutëve dhe e tillë mbeti…”

Ndaj personave të mësipërm ne kemi marrë masa kontrolli, janë në ndjekje nga ana jonë dhe do të punojmë për thellimin e vërtetimit të plotë të veprimtarisë së tyre armiqësore.

Drejtori i Punëve të Brendshëm Zef Loka

 

blank

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here