Ndrekë Kodheli, e pushkatuan pa gjyq dhe i humbi varri

0
889
blank

Pritej të vinte një komision anglez për të kontroIluar burgjet. Ndreka me kurajon që e karakterizonte kishte deklaruar se do të fliste dhe t'i tregonte gjithë poshtërsitë e komunistëve... Prandaj, në nëntor të vitit 1946 e morën me pretekstin se do ta transferonin në burgun e Burrelit dhe e pushkatojnë pa giyq. Ishte vetëm 37 vjeçar!

Në vargun e ndritshëm të atyre që u martirizuan për të sjellë në Shqipëri erën e demokracisë dhe drejtësisë, e lirisë së vërtetë pa komunizëm e krim është edhe një figurë që kërkon drejtësi, nderim dhe varr. Ai quhet Ndrek Kodheli dhe vajza e tij ka lënë këtë dëshmi tronditëse të historisë së të atit, në vitin 1993 në gazetën "Liria".

Ishte viti 1945. Burgjet e Shqiperisë u mbushën me intelektuale, me njerëzit me bindje demokratike, me ata që konsideroheshin të rrezikshëm për regjimin komunist. Shumë e shumë të tillë ishin në burgun e Tiranës. Ishin në një dhomë Osman Kazazi, Njazi Çarçani, Teufik Gabrani, Napolon Tasi, Ded Markagjoni, Ndrek Kodheli dhe Abdullah Berberi. Pas rënies së regjimit, të gjithë këta personazhe i kanë treguar vajzës së tij, kujtimet e tyre për shokun e qelisë, Ndrek Kodhelin.
-Kush nuk e mban mend trimin e të ndershmin Ndrek Kodheli, - deklaron Abdullah Berberi në një artikull të tij. Kush nuk mban mend bujarinë e tij në burg që çdo gjë që ja sillte e shoqja e ndante me shokët e vet, e sidomos me ata që s'kishte kush t'u sillte gjë... thotë Ded Markagjoni, i cili, kur u këthye në Shkodër pas sa e sa vuajtjesh pat dëshirë të njihej me mua, vajzën e tij.

blankOsman Kazazi e Teufik Gabrani tregojnë nje episod tjetër: Ndreka kish vendosur t'u mësonte anglishten shokëve të dhomës. Por gjuhët e huaja ishin ndaluara në atë kohë nga bishat e kuqe. Dhe kjo ishte arsyeja që i morën të gjithë dhe i futën në VC të zhveshur e pa ushqim. Nga dritarja, me të cilën komunikonte VC-ja shokët e tjerë u jepshin ndonjë gjë sa për të mbajtur shpirtin. Mes këtyre torturave Ndreka deklaronte; - Njerëzve me kulturë si këta të rinj të burgosur do t'u takojë e ardhmja dhe ju nuk mund t'i ndaloni që të mësojnë...
Ndrek Kodheli ishte intelektual që kish mbaruar shkollën e Fullzit. Kjo ishte mjaft që ai të quhej armik i pushtetit komunist. Shokët e tij tregojnë: Pritej të vinte një komision anglez për të kontroIluar burgjet. Ndreka me kurajon që e karakterizonte kishte deklaruar se do të fliste dhe t'i tregonte gjithë poshtërsitë e komunistëve... Prandaj, në nëntor të vitit 1946 e morën me pretekstin se do ta transferonin në burgun e Burrelit dhe e pushkatojnë pa giyq. Ishte vetëm 37 vjeçar! Sipas të dhënave që e bija kishte mbledhur prej Gaqo Drerit ai ishte pushkatua sëbashku me një tjetër. Por për fat të keq dëshmitari, kisihte ndërruar jetë dhe vendi i pushkatimit të Ndrekë Kodhelit nuk u mësua kurrë.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here