Libraria e Mid’hat Frashërit,  Aleks Buda mori celësat në mars ‘45 dhe e sekuestroi

0
488
blank

Dokumenti që zbulon se Aleks Buda, ishte në funksion të Divizionit të Mbrojtjes së popullit në mars 1945, ku si i tillë  mori në dorëzim çelësat e librarisë së Mid'hat Frashërit…

Ndër të parat librari private që u sekuestruan nga regjimi komunist, ishte libraria  e Mit’hat Frashërit, kundërshtari i përbetuar i komunizmit. Libraria e tij, e marrë në dorëzim nga Divizioni i Mbrojtjes së popullit në mars 1945, iu dorëzua për sekuestrim Aleks Budës më vonë drejtues i Akademisë së Shkencave për shumë e shumë vite gjatë regjimit komunist.

Ky dokument dëshmon veç të tjerash se Aleks Buda në vitin 1945 ishte në shërbim të Divizionit të Mbrojtjes së Popullit (pararendësi i Sigurimit të Shtetit). Shkresa që mban datën 19 mars 1945, pra vetëm 4 muaj pas vendosjes së regjimit komunist, i drejtohet Divizionit të Mbrojtjes së Popullit dhe autorizon pikërisht Aleks Budën që të marrë në dorëzim çelësat e Bibliotekës së Mid’hat Frashërit, një thesar të vërtetë me botime të vyera dhe antikuarë, të cilën komunistët e sekuestruan të parën dhe më tej e çuan në Bibliotekën Kombëtare.

Shkresa është hartuar nga drejtoria e Artit dhe e Kulturës Popullore, dhe në fund të saj ka një shënim me shkrim dore, ku tregohet vendndodhja e librarisë “në rrugën mbretnore”. E sjellim të plotë dokumentin bashkëngjitur.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here