Letër diktatorit nga Gjermania: Kujtoni se do ia dilni kundër Zotit?!

0
581
blank

Në vitin 1967, Shqipëria u vetëshpall i vetmi shtet ateist në botë. Ky veprim shkaktoi habi kudo në botë. Askush nuk donte ta besonte këtë që kish ndodhur. Një gjerman nga Republika Federale Gjermane, guxoi më 15.1.1968 t’i drejtojë një letër Enver Hoxhës, në të cilën e parashikonte se veprimi i tij do të ishte një dështim i sigurt. Ai quhej Anton Peter Ebert, nga Bayer. Protesta e tij ishte deri diku parashikuese edhe për fatin e E.Hoxhës dhe veprimit të tij. Letra është përkthyer në shqip.

***

Shumë i nderuari zoti Enver Hoxha

Sikundër mund të lexosh për gazetat, Shqipëria është i pari vend pa Perëndi! Ju i “plotfuqishmi”, shef i partisë , doni të zhdukni (suprimoni) gjithçka që ka të bëjë me Zotin, fenë, me kristianët dhe me kishat dhe t’i syrgjynosni nga Shqipëria.

Kështu pra zoti Hoxha, a kujtoni se do t’ia dilni kësaj në krye?

Pikërisht kristianizmi ka një histori 2000 vjeçare dhe deri sot nuk ka mundur të zhdukë atë asnjë sundues (asnjë pushtues). Perandorët romakë e kanë ndjekur atë 300 vjet rresht dhe e kanë luftuar dhe deshën që ta shkulin, ta zhduknin, por nuk ishte e mundur. Dhe pikërisht në epokë më të re ka qenë këtu në Gjermani, një herë Adolf Hitleri që sundonte. Dhe ai deshte ta flakte fenë përtej dhe a e dini se ç’ndodhi me të? Kurrgjë, nuk ka mbetur prej tij këtu! Kush jeni pra ju dhe kush është Perëndia?

Zoti është ai i cili e ka krijuar nga hiçi mbarë e krejt botën. Ai është ai i plotfuqishmi, i plotëdijshmi (që i di të gjitha) dhe i plot shpirtlarti dhe më i përsosuri, më i miri mbi të gjithë. Dhe çfarë jeni ju? Ju jeni një tiran, mund të themi një djalosh budalla dhe para Zotit, një hiç (kurrgjë) aq shumë sa një milimetër pëlhurë edhe më pak. Dhe këtij Zoti të fortë të tmerrshëm, ju i keni shpallur luftë??? Kjo gjë është për të qeshur, jo për të qarë.

blank

A keni lexuar ju ndonjëherë se çfarë përmban Bibla, shkrimi i shenjtë rreth Jezu Krishtit??? Ai përmban tekstualisht: “Jezu Krishti është guri, të cilin e kanë mohuar ndërtuesit. Ai u bë gur xhevahiri (gur qosheje në origjinal në Bibël, përkthimi ka disa probleme). Kush përpiqet pas këtij guri, ai rrëzohet dhe atë që e zë, dërrmohet.

A e dini ju në realitet se cilët janë këta punonjës? Këta janë ata njerëz të cilët ndërtojnë gjatë kohës rreth e rrotull tyre. Ju jeni pra një nga këta ndërtues, i cili është përpjekur (ka shkelmuar) pas gurit të Jezu Krishtit. Tashmë ju keni rënë. Por kini mendjen (hapni sytë). Guri do t’ju dërrmojë.

Kështu i ka ndodhur gjithkujt që ka gënjyer dhe që ka ndjekur dhe ka luftuar Zotin dhe kishën dhe kështu ka për t’ju ndodhur dhe juve ose më vonë.

Zoti Hoxha sot unë as që dua të shkruaj më shumë. Unë ju uroj juve dhe vendit tuaj fatkeq gjithë të mirat. Ndoshta ju do të keni fatin që i ka ndodhur dikur ndjekësit të kristianizmit, Saulit.

Po ju më së miri dhe ju uroj shumë suksese.

 

 

 

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here