Internimi i 34 shqiptarëve nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare në Jugosllavi

0
322
blank

Fati i shqiptarëve që vinin nga Jugosllavia në Shqipëri për të kërkuar strehim politik ishte vërtet i keq. Ata quheshin “emigrantë jugosllavë”. Shumica vendoseshin sapo vinin në kampet e Llakatundit, Semanit dhe Çermës. Ata që mund të kishin lëvizur, ishin gjithnjë në vëmendje të regjimit. Një vendim i vitit 1958 është vërtetë interesant sepse ka grupuar gjithë shqiptarët nga trojet shqiptare në Jugosllavi për t’i internuar në Lushnje (besohet në Çermë dhe afër saj).

Me vendimin nr.16, datë 13.8.1958, Komisioni i Internim Dëbimeve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me firmat e zëvendëskryetarit gjeneral-major Mihallaq Ziçishti dhe anëtarëve: kolonel Rexhep Kolli, kolonel Nevzat Haznedari (nuk ka qenë dhe nuk ka firmosur anëtari kolonel Ndreko Rino), u dha masën internim për 5 vjet, 37 personave që figuronin se ishin të gjithë shqiptarë nga trojet shqiptare në Jugosllavi, duke dëshmuar kësisoj një akt të pabesueshëm ndaj tyre. Të gjithë internoheshin në Lushnje dhe cilësoheshin shkurt se përbënin “rrezikshmëri shoqërore”. Vendimi në fjalë u takon 37 personave, por tre të fundit janë shtetas shqiptarë.

blank

Lista e të internuarve sipas vitlindjeve të tyre:

 

1-Zylfi Mehmet Mehmeti, 1921, lindur në Dibër të Madhe, banues në Tiranë.

2-Hatixhe Hasan Mehmeti, 1925, lindur në Dibër të Madhe, banues në Tiranë (gruaja e Zylfiut).

3-Sulejman Adem Zeqiri (Reka), 1915, lindur në Rekë, banues në Tiranë.

4-Sabrije Demir Elezi, 1925, lindur në Rekë, banues në Tiranë (gruaja e Sulejmanit).

5-Nexhmi Mendi Llaka, 1928, lindur në Shkup, banues në Tiranë.

6-Fatime Shuaip Llaka, 1926, lindur në Shkup, banues në Tiranë (gruaja e Nexhmiut).

7-Myrzeta Rexhep Nogovci, 1921, lindur në Gjakovë, banues në Tiranë.

8-Remzie Halil Dajçi (Nogovci), 1930, lindur në Gjakovë, banues në Tiranë (gruaja e Myrtezait).

9-Eqrem Adem Morina, 1930, lindur në Gjakovë, banues në Tiranë.

10-Muhamet Sherif Langu, 1931, lindur në Dibër të Madhe, banues në Tiranë.

11-Nuredin Ali Kelmendi, 1917, lindur në Pejë, banues në Tiranë.

12-Alia Jashar Aliaj, 1921, lindur në Pejë, banues në Tiranë.

13-Nadire Sali Baruti, 1922, lindur në Pejë, banues në Tiranë.

14-Mustafa Esat Ymeri, 1926, lindur në Kërçovë, banues në Tiranë.

15-Evgjeni Goxhani, gruaja e Mustafa Ymerit.

16-Rexhep Halil Shabani, 1926, lindur në Dibër të Madhe, banues në Tiranë.

17-Gani Shaqir Faslliu,  1924, lindur në Rekë, banues në Tiranë.

18-Hajrie Faslliu, 1927, (gruaja e Gani Faslliut).

19-Gani Jonuz Zika, 1934, lindur në Dibër të Madhe, banues në Tiranë.

20-Hasan Tefik Myrtezaj, 1914, lindur në Tetovë, banues në Tiranë.

21-Ali Amedan Amedani, 1921, lindur në Rekë, banues në Tiranë.

22-Meleqe Islam Amedani, 1929, (gruaja e Aliut).

23-Latif Izeir Latifi, 1913, lindur në Dibër të Madhe, banues në Tiranë.

24-Atule Izeir Latifi, 1927 (gruaja e Latifit).

25-Zyhdi Abdi Shahini, 1926, lindur në Strugë, banues në Tiranë.

26-Hazbi Lazi Tuçi, 1914, lindur në Gostivar, banues në Tiranë.

27-Fiqrete Nezir Tuçi, 1930 (gruaja e Hazbiut).

28-Rexhep Jakup Jakupi, 1903, lindur në Prishtinë, banues në Tiranë.

29-Ramadan Gani Ganiu, 1925, lindur në Tetovë, banues në Tiranë.

30-Nafije Zeqir Bajrami (Ganiu) (gruaja e Ramdanit).

31-Ndue Mirash Mirashi, 1930, lindur në Grudë, banues në Tiranë.

32-Enver Selim Begolli, 1922, lindur në Pejë, banues në Tiranë.

33-Mykrije Muharrem Begolli, 1923 (gruaja e Enverit).

34-Shazhivan Asllan Elmazi, 1931, lindur në Tetovë, banues në Tiranë.

35-Ibrahim Mahmut Hasanaj, 1911, lindur e banues në Tiranë, internohej në Fier për “rrezikshmëri shoqërore”.

36-Imir Faik Brako, 1917, lindur e banues në Dushar të Korçës, internohej në Fier “për rrezikshmëri shoqërore”.

37-Dervish Riza Pasho, 1917, lindur e banues në Arëz të Korçës, internohej në Fier se i ishte arratisur djali Rasim.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here