Firma e Enver Hoxhës në dënimin me vdekje të priftit Dom Lazër Shantoja 

0
2601
blank

Si sot 76 vjet më parë u pushkatua kleriku Lazër Shantoja. Pse interesohej personalisht Enver  Hoxha për priftin katolik dhe Sulçe Beg Bushatin në Shkodër dhe si e aprovoi dënimin e tyre me vdekje…

Dy radiograme  të  shkurtit 1945 të nënshkruara nga Enver  Hoxha dhe dërguar Mehmet Shehut në Shkodër fshehin një prapaskenë në vdekjen e Dom Lazër Shantosë ku ka dorë vetë Enver  Hoxha.  Edhe pse të shkurtra komunikimet zbulojnë se me 1 shkurt 1945 në një mesazh tepër urgjent Hoxha i kërkon Mehmet Shehut që ti nisnin për në Tiranë Dom Lazër Shantonë  dhe Sulçe Beg Bushatin, duke lënë të nënkuptonte se ishte një çështje e rëndësishme dhe se Hoxha kishte një plan djallëzor në mendje. S’dihet çfarë u bë me Shantonë dhe Bushatin gjatë ditëve të para të shkurtit 1945 pas këtij radiogrami të Hoxhws, por duket se ata janë arrestuar dhe ju është bërë edhe gjyqi që i ka dënuar me vdekje. Kjo sepse me 10  shkurt Enver  Hoxha nis një tjetër mandatë për ta. Gjykata ushtarake kishte dërguar njoftimin e dënimit të tyre me vdekje dhe Hoxha me 10 shkurt komunikon aprovimin e tij, duke shtuar se pret ti lajmërohet edhe data e ekzekutimit të tyre.Ja tekstet e plota të dy radiogrameve:

Tepër urgjent

Dt.1/II/45

Nr. Extra

Mehmet Shehut

Shkodër

Dom Lazër shantoja dhe Sulçe Begu të dërgohen këtu stop.

Çështja e tyre është e lidhur me gjithë punën e tradhtisë dhe çështjen e tyre e kuptojmë kështu dhe ashtu duhet ta kuptosh edhe ti.

Gjeneral Kolonel

Enver  Hoxha

blank

***

Nr.326

10/II/45

Korpit 3 Gjykatës Ushtarake Shkodër

Gjegje shkresës nr.5 dt.2 frur1945

Aprovohet ndëshkimi me vdekje i Dom Lazër Shantojas dhe Sulçe beg Bushatit stop.  Na lajmroni datën e ekzekutimit.

Enver  Hoxha

blank

 

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here