“Elementi armik kosovar”

0
127
blank

Raporti: Strehimi i shqiptarëve të Kosovës ardhur si emigrantë në Shqipëri, paraqitej “shumë dobët” dhe “shumë... keq”, madje kishte të dhëna se nëpunës të komiteteve ekzekutive përdornin shpesh fjalë fyese kundër tyre. Shefi i Arsimit në Lushnjë i drejtohej arsimtarit Bajram Tagani me fjalët “ti je jugosllav dhe i padëshirueshëm për Shqipërinë”. Kjo gjendje sillte zemërimin e tyre.

“Je jugosllav” është shprehja që u drejtohej kosovarëve që jetonin në Shqipëri pasi ishin arratisur nga Kosova për t'i shpëtuar represionit serb. Shumica e tyre u përndoqën, u dënuan me burg dhe internim. Trajtimi i kosovarëve që erdhën në Shqipëri gjatë viteve të komunizmit lidhej me politikën e qartë antikosovare të diktaturës. Drejtuesit e partisë, dikastereve dhe kryesisht ata të kampeve dhe burgjeve të diktaturës, përvçse dhunonin  ashpër kosovarët edhe i fyenin dhe i akuzonin si spiunë të UDB-së apo i etiketonin me fjalët: “Je jugosllav. Kjo sjellje e shqiptarëve të Shqipërisë ndaj atyre të Kosovës, gjatë diktaturës gjendet në raportet e institucioneve të diktaturës. Njëri prej tyre është publikuar nga studiuesi Kastriot Dervishi, bashkë me disa letra të kosovarëve që tregon për dhunën ndaj tyre nëpër kampe e burgje si dhe dëshirën e tyre për t'u riatdhesuar në Kosovë.

blank

Letra dhe raporte

"Strehimi i shqiptarëve të Kosovës ardhur si emigrantë në Shqipëri, paraqitej “shumë dobët” dhe “shumë të keqe”, madje kishte të dhëna se nëpunës të komiteteve ekzekutive përdornin shpesh fjalë fyese kundër tyre. Shefi i Arsimit në Lushnjë i drejtohej arsimtarit Bajram Tagani me fjalët “ti je jugosllav dhe i padëshirueshëm për Shqipërinë”. Kjo gjendje sillte zemërimin e tyre".

Nga raporti i vitit 1963.

blank

22-vjeçari shqiptar i Kosovës, i internuar në kampin e përqendrimit në Seman, kërkonte të ikte sa më parë nga Shqipëria.

Telegram i vitit 1963 i një shqiptari të Kosovës, arsimtar, ardhur në vitin 1949, drejtuar E.H. Kishte 7 vjet i internuar dhe kujtonte se udhëheqësi nuk dinte gjë. Kapter Nauni i bënte me kokë të vet këto gjëra duke thyer urdhrat e shokut Enver.

blank

Në vitin 1962, 27 shqiptarë të Kosovës të emigruar në Shqipëri, kryen shkollën e rezervave të punës në Vlorë dhe u dërguan për të punuar në ndërmarrjen e bonifikimit në Lushnjë. Siç edhe kuptohet, poshtërimi i regjimit antikombëtar të Enver Hoxhës, i ndiqte kudo. Kryetari i Zyrës së Emigrantëve në Kryeministri, midis të tjerash shkruante:

blank

“Në vend që të ushtronin profesionin e tyre, u lanë punëtorë të thjeshtë duke hapur kanale. Pasi mbaruan objektet në periferi të Lushnjës, u dërguan për të punuar në fermën e Libofshës të rrethit të Fierit. Edhe këtu iu nënshtruan një trajtimi akoma më të keq. Këtu, jo vetëm që nuk u vendosën në punë në bazë të kriterit të profesionit dhe kategorisë, por u lanë jashtë çdo kujdesi për pajisje, disa herë pa punë, nuk iu paguhej norma rregullisht, etj. Kjo gjendje solli pakënaqësi të tyre, bile edhe te gjithë kosovarët e tjerë, lindën pakënaqësi dhe shthurje disiplinore”.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here