E kam fjalën për ty!

0
561
blank

Në dorëshkrimet e shkrimtarit Bilal Xhaferri, i survejuar nga Sigurimi i Shtetit, të  sekuestruara nga regjimi, ishte edhe vjersha me titull “E kam fjalën për ty”. Iu drejtohej poetëve të asaj kohe që ishin rigorozë në respektimin e vijës së partisë e i thurnin lavde heronjve të rremë.

E kam fjalën për ty

Që pret të bjerë përsëri tërmet

Dhe të nxitosh të shkruash poezi

E kam fjalën për ty

që pret të dalë përsëri një emër heroi

Dhe të nxitosh të vendosësh mbi ballin e tij

Një aureolë poetike

 

Poemat e tua

Të puthitura e të vidhosura me sinteza

Me simbole

Me novatorizma

I përmbledhin dhe i përfshijnë të gjitha

Në mënyrë besnike

Si një fotokopje panoramike

Atje mungojmë vetëm ne

Ne që ngremë oxhaqe dhe shtylla

Mungojmë ne

Dhe atëherë kur ti e ke fjalën për ne

Për ty pra e kam fjalën

E kam fjalën për ty

Kur ti e ke për ne

Për ty poet

Që ne, masën, na bën të mendojmë

“fort po shndrit ai diell e pak po nxeh”

Gjatë kohës kur Lidhja e Shkrimtarëve po i bënte "gjyqin", analiza e kësaj vjershe do të ishte pa dyshim pjesë e diskutimit dhe e demaskimit të Bilal Xhaferrit. Lidhja e Shkrimtarëve i dërgoi një letër organeve të Partisë e të Sigurimit të Shtetit ku akuzohej shkrimtari Bilal Xhaferri me tendenca kundër vijës së Partisë.

“Vjersha e Bilal Xhaferrit: E kam fjalën për ty” është e mbushur me aluzione ndaj poezisë tonë të sotme dhe kërkesave që i shtrohen asaj nga partia, si dhe me ndonjë aluzion direkt ndaj ndonjë poeti të sotëm shqiptar, të gjitha këto në formë kritike dhe gjoja nga pozitat e klasës punëtore, në të cilën autori e konfondon veten. Në të tillë mënyrë flasin për poezinë tonë revizionistët të cilët e luftojnë kërkesën për një art që ti përgjigjet flakë për flakë realitetit. (Para pak kohësh, Radio Moska, duke bërë një koment mbi ekspozitën tonë të arteve figurative të rreme aktuale që u bë në janar 1968, përpiqej të provojë se kërkesa “flakë për flakë” është ç’katërrim për artin. Në pjesën e dytë të vjershës duket se ka një aluzion direkt për poezinë e Ismail Kadaresë, në mos edhe të ndonjë poeti tjetër, kur flet për poema që “hapen si panorama të mbuluara me male, epike”.

blank

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here