Dy shega t'egra NANË!

0
1322
blank

“Të dielen tallalli i burgut thirri emnat tonë për takim. Dera e jashtme u hap. Përballë hekurave u duk NANA. Pa fillu mire takimi unë u shkreha në vaj me dihamë. Vil! thirri nana, “banu burr se tash je midis burrash dhe je i biri ZEf MARTINIT e mos na korit”. Por vajin nuk e pushova....”

Nga Luljeta Progni
“Çka po don me të pru nana kur të vi heren tjetër me të pa të burgu?! Dy shega të egra nanë… mundi të shqiptonte mes dëshpërimit dhe lotëve Viktor Martini, në përgjigje të fjalëve të nënës në takimin e parë pas arrestimit. Ishte vetëm 16 vjeç, i ngujuar mes hekurave të burgut të diktaturës, i akuzuar se kishte tentuar të arratisej. Ishte viti 1956 kur u arrestua Viktor Martini bashkë me të vëllanë Lin martini dhe shumë të rinj të tjerë shkodranë. Ata akuzoheshin për veprimtari armiqësore kundër pushtetit popullor.
Por Viktori ishte veçse një fëmijë 16 vjeç i pafaj e megjithatë Sigurimi i Shtetit e burgosi si “Armik i popullit”. Ishte shumë e vështirë për Viktorin të mësohej mes hekurash, mes torturash, urisë, të ftohtit dhe presionit që vinte prej xhelatëve të diktaturës.
Takimi i parë me nënën mes hekurave do ti mbetej përjetë në kujtime si një brengë e madhe për shkak se nuk kish mundur të qëndronte “si burrë” për të mos lënduar nënën me lotët e tij të dhimbjes e vuajtjes brenda hekurave të bugut. Sepse Viktori ish një fëmijë që qante me dënese përballë torturave të xhelatëve të diktaturës. Sot në moshën 82-vjeçare e kujton me dhimbje atë moment dhe brengën që lëndoi nënën me lotët e tij pas hekurave të dhimbjes. E ka shkruar këtë moment dramatik  në librin kushtuar vuajtjeve në burgjet komuniste, “DESHMOJ UNE HIJA DHE VUAJTJA”.

blank***
“Ishte viti 1956 sa kisha mbushum 16 vjec ku me kishin arrestu me një akuzë false: tentativë arratisje dhe më “nderun” tuj me vu krytar gruit pa pasun asnjë lidhje me to. Më dënunë me 10 vjt burg.
Prej qelive me dërgun në burgun e shkodrës në dhomën numër dy ku gjeta dhe vllan Lin Martini. Të dilën e parë kishim takim me nanën. Vllau me kishte porosit e pregatit që mos të diftohesha i dëshprum për mos me e merzitë nanen.Une i premtova.Të dilen tallalli i burgut thirri emnat tonë për takim. Na ishim përbadh hekuve dy palshe. Dera e jashtme u hap, përbadh hekurave u duk NANA. Pa fillu mire takimi unë shkreha në vaj me dihamë. Vil! thirri nana, “banu burr se tash je midis burrash dhe je i biri ZEf MARTINIT e mos na korit. Por vaji nuk pushonte. Nana tuj dashtë me me pajtu më tha çka don me të pru nana heren tjeter? Unë i hutum i thash: dy shega të egra nanë. Polici i ra bylbylit pa mbaru mire takimi. Duket dhe atij i erdhi keq nga ky badhfaqim. Unë me vllaun u ngjitëm në dhome ku kishte ra heshtja, as kush nuk ndihej, ndërsa une vazhdoja me dihat. Kjava e kjava, ky ishte vaji i fundit për sa ndejtja në burg. Por shegat e egra kurr si harrova sepse dhe sot i plakun 82 vjeç kur shikjoj shega, syt me mushen me lot e them: ah moj nane sa te kam merzit ne atë takim....”
Pjese nga libri i Viktor Martinit: DESHMOJ UNE HIJA DHE VUJTEJA.

blank

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here