Dom Luigj Prendushi, nga katedrat e Piemontes tek ekzekutimi prej komunistëve

0
261
blank

Historia e njërit prej klerikëve që u pushkatua në diktaturë dhe që u shenjtërua  nga Papa Françesku më 5 nëntor 2016

Dom Luigj Prendushi, ishte i mitur kur morri rrugën drejt Italisë për tu shkolluar atje. Ai u vendos në Piemonte të Italisë, ku studioi qysh nga nga shkolla fillore, në kolegjet më të mira të Skarnafacios e të Sarvanos. Gjatë qëndrimit të tij në Itali, mori vendimin e rëndësishëm të jetës së tij, përkushtimin ndaj Zotit e të afërmve.  Pasi përfunfoi shkollimin nëpër universitet të rëndësishme të Italisë, Dom Luigj Prendushi u kthye në Shqipëri për të shërbyer në fshatrat e Shkodrës. U kthye në Shqipëri për të shërbyer si meshtar në Mazrek, Nënshat, Shllak, Dardhë (Pukë), Koman, Kaçë, Naraç, Shelqet.

U kthye në këto vende për të jetuar me varfërinë nëpër ato shtëpi që asokohe ishin më shumë shpella të ndriçuara nga zjarri i vatrës. Kur vendosi të kthehej në Shqipëri, Dom Luigj Prendushi la pas komoditetin që i ofronin pallatet të larta, kisha madhështore, hotele vezulluese, rrugë që zienin nga njerëzit gjithë gjallëri. Erdhi duke sjellë me vete një pasuri të pallogaritshme, një pikë takimi me viset më të përparuara të botës perëndimore. Por ai kurrë nuk e kishte menduar se si do tia kthente atdheu sakrificën... Sepse prifti i dvotshëm do të arrestohej, torturohej e të vritej nga diktatura komunsite.

Akuzat e vetme ndaj priftit katolik ishte “spiun i Vatikanit” që u pasua me dënimin me vdekje. Dom Luigj Prendushi u pushkatua më 24 janar 1947.  Pas 45 vjetësh, u gjetën eshtrat dhe u sollën në qytetin e lindjes ku u rivarrosën në Rrmaj, pranë eshtrave të familjarëve të vdekur, në maj të vitit 1992.

Trupi i tij u zhvarros prej varrezave katolike të Shkodrës me rastin e Lumnimit më 5 nëntor 2016. Papa Françesku e shpalli të Lum, bashkë me 38 martirët shqiptarë në Sheshin e Katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër, gjatë një kremtimi solemn e historik për Kishën katolike shqiptare.

blank

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here