75 vjet nga kryengritja e Postribës e 9 shtatorit 1946

0
705
blank

Duke u zbardhur 9 shtatori 1946, rreth 250 luftëtarë antikomunistë u grumbulluan në fushën e Shtojit dhe 200 të tjerë në Renc. Nga Postriba, lëvizja e tyre u drejtua nga Shkodra, duke sulmuar verilindjen dhe juglindjen e qytetit. Beteja kryesore u zhvillua te kazermat e Shkodrës, në të cilën u vra një ushtarak komunist dhe u plagos një tjetër. Për shkak të forcave më të pakta, forcat antikomuniste nuk mundën të hyjnë në qytet. Si u zhvilluan ngjarjet më vonë, u shpërngulën 90% të banorëve si dhe u dogji shtëpitë atyre.

Kryengritja u zhvillua këtë çast sepse në Paris po zhvillohej konferenca e paqes (29 korrik – 15 tetor 1946). Dy fuqitë botërore, Britani e Madhe dhe SHBA deklaruan këtu se nuk do ta njihnin regjimin komunist të E.Hoxhës. Faktori i brendshëm antikomunist, me ato pak forca që kishte, mendoi se ishte koha të ndërmerrej një lëvizje kundër regjimit. Regjimi shtypi lëvizjen dhe pak javë më vonë preu marrëdhënien me misionin diplomatik amerikane në Tiranë, duke organizuar me porosi të Beogradit incidentin e Kanalit të Korfuzit dhe duke inskenuar “sabotazhin” kënetor të Maliqit.

Organizimi ushtarak:

-Hyrja në qytetin e Shkodrës, çlirimi i burgut, marrja e postë-telegrafës, depove të armëve e të jepte sinjalin se Shqipëria nuk e donte komunizmin.

Rrethanat politike:

-Kriza e regjimit komunist në raport me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

-Ditët ku po zhvillohej konferenca e paqes në Paris.

Përfaqëson:

-Qëndresën antikomuniste ndaj regjimit komunist.

-Përmbysjen e regjimit komunist dhe vendosjen e rendit kapitalist.

Bilanci i të dhënave:

-U arrestuan rreth 200 persona

-U pushkatuan pa gjyq 33 persona

-U dogjën nga regjimi pas ngjarjes: 33 shtëpi

-U arratisën: 69 persona

-U zhvilluan 5 procese të mëdha gjyqësore e disa të tjera më të vogla apo dënime individuale, duke përfshirë edhe implikime.

-Në hetuesi u torturua deri në vdekje me hekur të skuqur në kockë avokati Muzafer Pipa nga Vaskë Koleci.

-Jup Kazazit të vetëvrarë iu shëtit kufoma në popull.

-Të pushkatuarit e procesit kryesor gjyqësor ishin: Cin Serreqi, Bilbil Hajni, Gjergj Volaj, Dulo Kali, Xhelal Hardolli.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here