7 vjet burg për ballistin që nuk u bë bashkëpunëtor i sigurimit

0
433

"Gjykatësi, le të fillojm për të marrë vendimin. U ngrit salla ky të pushkatohet ky qen, të qërrohet edhe ky. Prokurori i thot sallës të ulen, duke shtuar se ky nen e ka 3 deri në 10 vjet dënimin, plus ky njeri është edhe pa shkollë por do ta dënojmë 7 vjet burg. Salla prap 10 vjet, 8 vjet. Aman si jemi dhe ne, më kafshë njerëz nuk ka".

I dënuar me 7 vjet burg në burgun e Spaçit, Bajram Dyrmishi rrëfen momentet e arrestimit dhe tentativat e vazhdueshme që sigurimi i shtetit i bënte që ky i fundit të bashkëpunonte me ta.

Rrëfimi i plotë

Jam Bajram Dyrmishi, kam bërë 7 vjet burg në Spaç.

U krijuan dy parti, parti Komuniste dhe partia e Ballit Kombëtar. Ne morëm anën e Ballit Kombëtarë. Daja im, kishte mbaruar universitetin në Francë shkëlqyeshëm, ishte një burrë i mirë, shumë i mençur edhe i dinte kto, ç'ishte Komunizmi dhe ç'ishte Ballisti. Ne morëm rrugën e atyre. Ai u bë komandat i Ballit Kombëtar i qarkut të Beratit. Muharrem Kapllani nga Vërzhezha e Skraparit, edhe ndoqëm rrugën e tij. Babi im edhe xhaxhallarët. Xhaxhai im shkoj edhe në luftë me ta kundër partizanëve.

Në ç'vit keni hyrë në burg?

Në vitin 1977. Një ditë kalon operativi aty ku punoja unë dhe më thot Bajram kam një punë me ty. Çfarë ke i thash unë? Na është prishur pak porta tha, dhe në orën katër hajde me një metër me vete.

Ç’punë bënit në atë kohë?

Murator, specialist ndërtimi me kategorinë e 7 kam qenë në atë kohë. Sa shkoj unë atje ai mbylli portën. Hajde tha se të kërkon kryetari i degës. Ç’punë ka kryetari degës me mua? Të kërkon tha, ti fol me të, merru vesh me të. Vajtëm atje. E di pse të kemi thirrur? Ju keni qënë në Fier përpara? Po i them unë. Ktu jeni më mirë se atje në Fier tha. Po mirë jemi dhe ktu i thash. Mirë jemi mirë edhe ktu mirë. E di si është puna, shkurt muhabetit ne duam që ti të punosh me ne.  Atë se bëj dot kurrë i thash. Unë jam specialist i kategorisë së 7 për ndërtim dhe më çoni ku të doni për punë. Njeri pa shkollë jam, asnjë klas shkollë skam bërë, se mos kishte dokumenta ai. Nuk e bëj dot i thash. Do e bësh thoshte ai. Nuk e bëj dot. Po shtëpin e bërë këtu. E bëra i thash unë. Po mos kishim dashur ne nuk e bëje shtëpin ti. I thash unë e bëra me krahët e mi shtëpin. Ke një muaj afat në qoftë se ti nuk lidhesh me operativin tonë do të bëhesh pishman shumë. Si tani, si pastaj si pak më vonë, është diçka që se bëj dot dhe nuk e bëj dot. Unë di vetëm të punoj nuk di gjë tjetër. Pas një muaji më thërret Skretari i partisë, i ndërmarrjes time. O Bajram thot e bëre shtëpinë? Po e bëra. Të lumtë krahu. Ke bërë një kollon ti me tulla të bardha, ku i gjete ato tullat? I thash unë, ne me tulla punojmë gjithë ditën pak tulla ka këtu. Tulla të bardha kishte në shitje si rregull. Ti ke dokumentet? Po i thash unë, kur të vij do të sjell jo vetëm dokumentet e tullave po të gjithë materialet që kam blerë për ndërtimin e shtëpisë, çimenton, gurin e kam nxjerr vetë unë, ashtu ishte vendi. Materialet e të gjitha të jesh dhe ti në rregull. Ja tregoj unë të gjithë faturat e materialeve. Më fal. Më fal ai, 100 herë. Edhe interesante është se më duheshin 4 kunjtal hekur edhe magazinjeri ishte një person me biografi të mirë. Sa do marrësh tha 4 kunjtal i them unë. Po shumë o Bajram tha ai është i shtrenjt. Më kujtohet si tani 6 mijë lekë ka qënë. I them unë, më duhen. Po sikur ta bëjm tha paguaj 3 merr 4, ai. Po ai mbase e ka patur edhe me djallzi, ishte më duket edhe anëtar partie. Jo mo vëlla jo i thash unë, 4 vër i them dhe urdhëro lekët, më jep dhe faturën atë shiko ti. Të gjitha materialet me faturë edhe gozhdët, që unë gjith ditën me gozhdë punoja. E pan që zdoli gjë këtej, qysh do bëjmë, qysh do bëjmë thoshin. Iku kjo punë.

Ç’ndodhi pasi çove faturat?

Çova faturat. Jemi në rregull? Në rregull, 1000 hërë na fal, na fal. Një ditë prej ditësh më thërret drejtori i ndërmarjes dhe sekretari i partisë. O Bajram e di si është puna tha është hapur një hekurudhë e re për Pogradec.  Atje do bëhet një urë dhe duhen specialistë të kategorisë numër 7 tha, ne më mirë se të kemi ty nuk kemi njeri tjetër. Nga çdo rreth të marrin nga një specialist të kategorisë së 7 bëhet ajo ura. Po mirë thash, thuaj jo, po deshe ne e dinim. Në rregull thot ai, ikë në ndërmarrje merr ndonjë paradhënie, çfarë të japin ata si rregull atje në llogari edhe nisu. Shkoj unë atje se ç’më dhanë nja 2 mijë lekë. Ka qënë ora nja 3 pasdite, shkurt në 1977. Ikëm ne, i hypëm një kamjoni deri në Poliçan. Në Poliçan zbrita unë dhe do shikoja për atë puspën në Berat. Vete unë tek sporteli, i them ka atobuza? Jo thot sot ska autobuza. Shoh unë operativin aty mbrapa meje. Hë Bajram çfarë bën? Jam nisur për në hekurudhë i thash unë për një muaj, po nuk paska makinë. Kemi ne një rrugë për në Berat tha ai, hajde me neve. Edhe dyshoja edhe zdyshoja, mirë i thash. Janë nja 200 metra më tutje se atje kemi makinën ne, unë po shkoj përpara ti hajde mbrapa. Ikën ai përpara, unë mbrapa.

Ç’moshë kish operativi?

Operativi ishte rreth te 45 vjeç ishte. Shkoj unë atje, kur shoh atje shoferi, nënkryetari i degës edhe ky operativi. Kush je ti?, tha nënkryetari i degës, nga Korça ai. Bajram Dyrmishi jam. Je i arrestuar në emër të popullit për agjitacion e propagandë, lidheni tha ai. Më lidhën. Hyteni në makinë tha ai, mbulojeni me batanije. Jeni në vete apo jo i thash unë çfarë bëni kështu. Hë ti, ti je armiku i pushtetit tonë popullor. Ikëm, ikëm më çuan në Kuçovë në qytetin Stalin i thoshin në atë kohë. Nga ta dija unë ata mi mbyllën sytë, por i ndjeja avjonët lartë edhe thash aty do jemi se zbën. Më futën në një biruce atje, pas 30 minutash më lidhën më çuan në katë të dytë në hetuesi. Ky nënkryetari i degës edhe operativi. E di ti që je armiku numër një dhe ke folur kundër pushtetit tonë popullor edhe do të përgjigjesh edhe qumështin e nënës do na tregosh këtu tha. E shikon këtë dosjen, a i ke patur a si ke patur?

Ç’kishe bërë sipas atyre?

Asnjë gjë hic. Kam tha 40 dëshmitarë. Ju mund të vini edhe 40 të tjerë, unë e quaj veten time të pastër edhe skam folur asnjë fjalë. Ligjet i di që nuk duhet folur. Ca bëni kështu, jeni në vete a s'jeni në vete? Kam 6 fëmijë atje, sa mezi e bëra atë shtëpi. Një shtëpi u shkretua atje në Fier. Sa ikëm ne ata futën një oficer në shtëpi bashkë me fëmijë, ishte nga Corrushi nga Mallakastra. Ali Dushku quhej oficeri. Pasi u stabilizuam pas ca ditësh, i thash gruas do shkoj njëherë të shikoj atë shtëpinë e Fierit. Mezi e bëra me bukë njëher pa bukë. Kur shkojë unë del ky oficeri. Kush je ti më tha mua? Unë jam i zoti i shtëpisë. Ca shtëpie tha, mua ma ka dhën shtëpinë komiteti. E shikon këtë më tha mua, në lule të ballit ta jap. Iki unë te Këshilli. I them, çfarë është bërë këtu, më kanë marrë shtëpinë? Ore Bajram tha, ik e mos e kthe më kokën mbrapa se ai të fut në burg jo vetëm ty po edhe mua që jam anëtar partie, se jemi dy veta ktu, se po të ishim tre unë nuk shprehesha kështu. Pse nuk ju njohim ne ktu, ju keni kaq vjet ktu që jeni shembulli lagjes. Ika unë e se hapa më gojën.

Si vazhdoi hetuesia?

Një të vajtur në qytetin Stalin, në çdo dhjetë minuta, hekurat sipër. 13 ditë aty. Dëgjo thot ai, e di pse të kemi marrë ktu ne? I do fëmijët ti, sa fëmijë ke? 6 fëmijë. Për fëmijët kujdeset partia, i do fëmijët apo jo? Si nuk i dashkam unë fëmijët. Sa isha gjallë atje i kam mbajtur mirë, shiko nëse unë nuk i kam mbajtur më mirë se të tjerët, se unë kam punuar ditë e natë për ata fëmijë. Tani e ka në dorë partia. Që t'i mbash vetë lidhu me partinë. Me ju? Jo! Kurrën e kurrës. Gojën e mbaj të mbyllur, me njëriu nuk flas pse më bini në qafë. Në krye të 15 ditëve vjen kryetari i degës vetë. O Bajram t’i e kupton që ne të morëm me batanie fshehurazi, për të mirën tënde, na ndihmo edhe neve. Ne të lirojmë nëse bën atë që të themi ne. Di gjë familja, familja e dinte se unë isha në Pogradec, në punë. Atëherë nuk bëhet gjë. A e di çfarë bën ti vëre aty jashtë një trekëndësh ta vë unë kokën jo ti, aty jashtë edhe do i bie vetë karrikes me këmbë. Një gjë që se bëj dot se bëj dot. Ju ndonjë të keqe nuk ju kam sjell. Pyet si jam sjell edhe në lagje, pyet edhe në ndërmarrje. Shembull në lagje, shembull në ndërmarje pyeti drejtorin e kto. Ruheshim ne të shkretët, punonim si e si, që mos gabonim kurrë. A qen a qen. Po ti i ke ngjarë tët eti. Qen bir qeni ai, qen bir qeni ti.  Iku. Kur i shoh unë ditën e dytë, batanien në kokë, në Berat prap. Shkojm në Berat ne ishte akshëm, vetëm kur degjoj një polic. Ka ardhur Bajram Sulejmani nga Tirana për atë të burgosurin. Më duket se ai ishte psikolog a nënkolonel. Më futën në një biruc mua atje, pas pak në hetuesi. Hë mo tha ai, ca bën? Sa ditë ke në burg? Kam nja dy javë. Po këta nuk janë sjell mirë me ty. Kryetari i degës aty në sy tim.  Unë di që jam i pafajshëm, kam thën mos më mbani në burg kaq di. Jo ata ty të kanë lën pa ushqim. Unë nuk të ankohem për të ngrën. Po të ankohem për këtë pse më morën në burg. Çfarë të jepnin? Gjysëm racioni djath, gjysëm racioni buk, gjysëm racioni marmallatë. Jo jo tha i themi tani guzhunierit të sjelli dy racione gjellë dy racione mish. More qen me veten time ku do jesh ti, ah mor ahh. Ne të kemi marrë në këtë form siç e di ti tha, duam të punosh me ne, të zbolojm armiqt tanë se ti e ke rrethin e ngushtë, armiq kulak, mund të kesh 50 familje. Dhe do shkosh familje më familje dhe do bësh siç themi neve. Fëmijve do i japin burs, do bëhesh si të gjithë të tjerët. Do tët jap unë një letër edhe një stilograf shko atje edhe shkruaj.Filan ditë isha filan vend edhe unë do punoj për partinë edhe ma sill letrën në mëngjes. Më futi në xhep mua operative letrën hëngra bukë, flejta gjumë, shkoj ora 9 edhe në hëtuesi prap.

Hë tha ai nxirrja atë letrën. Unë të thash që dje skam letër ju e morët ndryshe. Skam thën gjë skam bërë gjë. Me ju s'punoj dot. Njeri pashkollë jam thash. Kto gjëra duan shkoll duan mend. Ku jam unë për të vend ndonjë tull në murë, gjë tjetër nuk di unë. More tha edhe me mua ti nuk e rregullove këtë punë që ne për të mirën tënde desh të bënim një të mirë, të bëheshe si gjithë të tjerët. Ti bërë këtë që bërë ore qen tha. U tha atyre hiqjani batanijen çojeni në Skraparë. Më hoqën batanije, xhipit edhe në Skrapar. Në Skrapar shkojnë tek familja kontrollojnë. Hapën fjal se Bajrami kishte radio trasportuese, marrëse dhënëse po e kishte futur nën dërrasat e shtëpisë, në bodrum. Kishin kontrolluar, kishin hapur fjalë kot unë as sot nuk e di ku është radioja transportuese, jo më atëhere e në atë kohë. Në lagje kishin hapur fjalë po një gjë që sishte, sishte. Ditën e dytë a Barjam ne i bëm për të mirën tënde po ti nuk na vlersove. Unë skam bërë gjë. Po ne kemi dëshmitarë tha. Tre muaj aty, ditë për ditë me nxirrnin dëshmitarë ustallarë, punëtor. I pranon këta tha si. Jo unë, si njerëz i njoh unë kam punuar me ta. Si duket i keni futur te sigurimi ju kta edhe. Një gjë që se bëj se bëj. Ata mundet të jenë lidhur me ju. Ca thoni ju shkruajn këta. Një gjë që se kam bërë se kam bërë. Unë nuk hedh firm. Tre muaj pas tre muajve kta stë lën e stë lën pa burg të paktën ti këpus një të sharë. Të më dënojnë. Për agjitacion dhe propagandë i dënonin me tre vjet, kurse ata që ishin kshu si puna ime deri në 7 vjet. Ndërsa me arsim të lartë 10 vjet. Pas tre muajve dhe unë hyra tek dera unë. Më pa mua ai edhe më tha hapja zemrën partisë edhe shumë mirë e ke kuptuar, edhe ne do e shikojmë punën tënde. Që do dënohesh do dënohesh po ishte ai dënimi 3 vjeçar si dukej terezia. Po i thash unë do ja hap zemrën partisë. Po shiko dëshmitarë do të jesh ti, ata dëshmitarë që ti më ke sjellë unë nuk kam folur me ata, me ty do flas unë. Shkruaj në atë makinë, edhe do hedh firmën edhe do i them ato që do tët them unë ty. Ti do më dalësh dëshmitarë. Sa të jet ligji më dëno se po flas dhe meqë po flas ke të drejtë të më dënosh. Hë tha ai, shyqyr e paske mbledhur mendjen. "Ka më qeveri e poshtër se kjo qeveria e Enver Hoxhës more maskarenj". O maskara, qen bir qeni, pse e the këtë fjalë ti. Ore vëlla i thash pa ulu njëherë. Pse më hoqe nga Fieri? Ti më hoqe nga Fieri, çfarë bëra? Sikur një qime floku gabim, në lagje sikur kudo, në ndërmarje ose ku di unë. Shtëpinë e bëra me djers me mund me gjakë që shpirti im e di, me tre fëmijë me gruan që fëmijën e lindi rrugës, me katër fëmijë. Ju më hoqët me forcë në mes të natës, edhe më lidhën në fund. Hip në Skond tha ai. Unë në Skodë vullnetarisht? Jo ore jo. Të hipim ne tha ai. Lidheni, kishte një cop litari ai, më lidhën. Ndërsa gruaja ishte duke lidur ishte dhe me tre fëmijët ngeli aty, mua më çuan në një vend në Bogovë, matan Poliçanit. Edhe shkova në fshat unë i shkreti. Në Çorovod kisha bërë një kinema të shkret unë me 500 vënde edhe nuk merrte vendi aty ku ishte Gjykata. Mblidhuni të gjithë lagjet shkoni, u thyen dyer u thyen dritare. Radioja marrëse-dhënëse, i poshtri, ne nuk e dinim që ishte kështu, armik i popullit. Ai që ishte aq i urtë, ai që punonte aq mirë, ne nuk e dinim të tillë, edhe filloi gjyqi. Shikoj unë atë placon shefin ulur si qen aty ulur me një qoshe. Shiko unë mos të flasi të tregoj ato që i thash unë, ai asnjë gjysëm fjale. Folën ata dëshmitarët aty, unë nuk i pranoj i thash. Këta janë lidhur me sigurimin, po unë jam i pakënaqur sa të duash se më hoqët nga Fieri me të padrejtë. Jam edhe i pafajshëm, kam tre fëmijë gruaja më lindi rrugëve më keq ska më. Shtëpin si e bëra shpirti im e di, me të gjitha rregullat me tapi me të gjitha rregullat e shtetit. Ju vini në mes të natës, sikur edhe gjermanë të ishim, edhe armiku nuk përdoret ashtu. Jo më vëllait. Ja kjo është, sot e ndjej unë pakënaqësin. Deri më sot nuk kam hapur asnjë gjysëm fjale. Gam Gam se ç'bën ata dëshmitarët. Tha ai brigadieri po ky qen punonte më mirë nga ne, se ai ishte i paaftë për punë ishte brigadier ai e kishin bërë antër partie. Aftësin se kishte si mua ai, ky punonte mirë tha po ky paska qën maskara një ditë prej ditësh na shau çimenton tonë dhe mburri çimentn Italiane dhe Greke. Çimenton ne e merrnin nga Italia, Greqia dhe Kina. Kinën se zuri me gojë. Edhe e mburrte,se  unë punoja me çimento të bardhë tek varrezat e dëshmorëve. Djemtë tanë kishin rën të shkretë për atëdhe, siç i donte ai që ishte komunist edhe unë i doja se djemt tanë ishin ata. Ku e dinin ata çfarë rruge do merrte komunizmi, Enver Hoxha në atë kohë. Unë punoja me ndërgjegje të madhe. Këta kishin prodhur një çimento në Elbasan, ajo ishte gri se kishte fare rrezen për të bërë punën tek varrezat. Vjen ixhinieri dhe i them unë, ore inxhinier na kanë sjellë çimento nga ajo e vendit po ajo nuk bën. Ai bjografinë e mirë e kishte, njeri i mirë ishte, kishte mbaruar për Inxhinier merreshe me punë  nuk merreshe me kto ma merr mendja. Ai tha bëj nja tre kampione aty në punë dhe për nja dy orë vijë i shikoj unë edhe vendosim. Që të eleminonim kto të jashtmet ne dhe të punonim me këtë të tonën se ishte bërë fabrika aty. Erdhi ai aty pas nja tre katër orëve, në asnjë mënyrë tha. Sikur të thoja unë që më tha inxhinieri kshu kshu kshu, zoti e di ku do e çonin. E di si është puna e çimentos i thash atij Prokurorit? Hë tha ai si është puna e çimentos. Ne kemi prodhuar në Elbasan një lloj çimento, ajo është gri nuk e ka rrezen për të bardhë fare, ne merrnin çimento nga Italia, Greqia dhe Kina,. Po Kinën pse se zë në gojë ky? Apo është komuniste Kina prandaj. Pse nuk e zë në gojë që ne çimenton e merrnin nga Kina? E mirë ishte ajo çmentoja e Kinës e bardhë qumësht.Ndërsa çimentoja jonë se ka rrezen hic, kjo çimento nuk u vu në përdorim fare në Shqipëri, është jashtë përdorimit biles as për solent nuk përdoret, vetëm për llaç nëpër mureve sepse ka gradën e ulët. Si është puna tha ai, ulu posht i tha ne inat.

Kishit të drejtë të merrnit avokat?

Ku të drejtë avokati, cfarë të drejtë avokati? Skisha unë skishte në të gjithë Shqipërinë. Çfarë përgjigjeshe ti pa avokat. Aty ishte Gjykatësi, Prokurori edhe ata të partisë, komunistë se unë isha afër aty me ata. Fillojm tha për të marrë vendimin. U ngritë salla ky të pushkatohet ky qen, të qërrohet edhe ky. Edhe i ati kulak ka qënë armik gjithë kohës. Tha Prokurori uluni salla, ky nen e ka 3 deri në 10 vjet dënimin, biles edhe 10 vjet nuk e dënojmë dot se është njeri pa shkollë por do ta dënojmë 7 vjet tha Prokurori. Salla prap 10 vjet, 8 vjet. Aman si jemi dhe ne, më kafshë njerëz nuk ka. 7 vjet thash se do ma uli Gjykatësi e mbytën Gjykatësin, aq tha dhe Gjykatësi 7 vjet.

A i njihje njerzit që brohorisnin në sallë?

Ca i njihja ca si njihja. Më dënuan, më mbajtën dhjetë ditë aty, pastaj më kaluan në Spaç. Shkuam në Spaç atje,tokë punë me tre turne. Në qoftë se nuk bëjë punën të mbyllnin në birucë, 10 ditë 15 ditë. Unë punoja po ata që zdonin të punonin ai i vdiste. Ishte një vend atje quhej shpale,  i varrosnin. Gjysëm metra e bënin gropën atje i fusnin. Shkonin natën ujqrit, qent atje i hanin. Vdisnin shumë njerëz atje, edhe më keq nuk kishte. Ne e dim çfarë kemi hequr.

Njoftoheshin familjarët e viktimave?

Mbase dhe mundet. Atje vinin emrin dhe mbiemrin me një dru ku e shkruanin me një cop pllak druri. Nuk lejoheshe sa të mbaroje burgun, vitet e burgut stë linte njeri.

Ç’punë bëje në Spaç?

Unë tre vjet punovë në tokë. Pas tre vitesh, ishte një inxhinier kishte qënë kryetar i metalurgjisë në Elbasan. Alamet burri inxhinier, kishte marrë gocën e Spiro Kolekës. Hallin e kishte gjetur vajzën e Spiros me një tjetër edhe e ndau. Po sa e kishin dënuar?  25 vjet burg. Me çfarë motivacioni gjasme sabotim në metalurgji, se ishte inxhinier. Ai nuk kishte sabotuar, po Spiroja e dënoi aq. Ne kishim një furrë buke aty në Spaç. Një ditë ky Inxhinieri kalon aty ku dilnim ne në shëtitore, edhe thotë kush di të bëjë ndonjë furrë buke nga ju. Unë di thash. Nga je ti tha ai? Nga Skrapari thash unë. Unë e bëj atë furrën por me një kushtë që të më nxjerrësh nga galeria. E mbarova dhe furrën unë e ndeza dhe zjarrin furrës edhe mbaroj kjo punë. Pastaj më nxorri  nga galeria, ja dha urdhërin komisarit që të punoja përjashta.

Në ç’vit u lirove?

Në 82 u lirova, bëri një falje të përgjithshme ai. Ata që ishin të akuzuar me agjitacion e propagand jashtë. Kjo ishte merr njerëz të pafajshëm fut në burg kot. Bjografia po unë ishta 13 vjeç kur u bëra i keq për shoqërinë. Kjo ishte gjendja jonë.

Çfarë e shtynte turmën të bërtiste në gjyq?

Skrapalinjtë kanë qënë të gjithë komunistë, vetëm 5% kanë qënë jo më shumë ama të tjerët ishin komunistë. Vetëm se ata ishin komunist, dilnin nga vetja nga dëshira e tyre më shumë. Nëse do dilte dikush kundër hajde vrite.

A je përballur ndonjëherë me persekutorët e tu?

Jo jo asnjë. Vetëm më një dëshmitarë. I them unë po ti çfarë deshe unë nuk kam thën asnjë fajlë të keqe për ty.Po unë isha lidhur me sigurimin, më than ose lidhu me ne ose do të dënojmë 20 vjet. Më vrit më tha. Jo jo nuk të vras unë, të vraft ai lart ty.

Sado që na bën këtë ne duam Shqipërinë, duam atëdheun.

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here