41 vjet nga pushkatimi/ "Lugati" sipas Vilson Blloshmit që u përdor si provë në hetuesi

0
959
blank

Ky përkthim i Vilson Blloshmit i datës 23 gusht 1975 i poezisë së Sharl Bodlerit me titull “Lugati”, në të cilën flitet për “ledhatime gjarpri”, “një gropë të shkretë” “mbretërim me lemeri”, etj, është administruar në dosjen hetimore-gjyqësore si provë hetimore. Jo pa qëllim është përfshirë edhe “lugati” në poezitë që përbënin “agjitacion e propagandë për minimin e pushtetit popullor”. Hetuesit e kanë kuptuar se poeti ka pasur parasysh lugatin e tyre. Procesi ndaj poetëve u zhvillua në Librazhd më 6-13 qershor 1977. U trajtuan si armiq të pushtetit dhe si “sabotatorë”. Me vendimin nr.45, datë 13.6.1977 Gjykata e Rrethit Librazhd, i dënoi poetët me vdekje, pushkatim dhe Bedri Blloshmin me 25 vjet burgim. U la në fuqi nga Gjykata e Lartë me vendimin nr.202, datë 2.7.1977. Më 16.7.1977 Presidiumi i Kuvendit Popullor njoftoi refuzimin e faljes së jetës. Një ditë më pas, ministri i Punëve të Brendshme nxjerr urdhërekzekutimin, i cili realizohet më 17.7.1977. Genc Leka (1941-1977), ishte 36 vjeç kur u ekzekutua. U arrestua më 31.8.1976. Vilson Blloshmi (1948-1977), ishte 29 vjeç kur u ekzekutua. U arrestua më 5.8.1976. /Kastriot Dervishi/ 55/ 

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here