26 janar 1945, masakra e parë e komunistëve në Shkodër

0
642
blank

73 vjet më parë- Si u pushkatuan me urdhër të Josif Pashkos, para mijëra qytetarëve shkodranë, major Shaban Elezi, Palok Pikolini, Elez Hoti, Ded Shabani, Shefki HalitiPjeter Nikaj, Abdyl Bushati dhe Selim Rama...

26 janari i 1945 shënon masakrën e parë të komunistëve në Shkodër ku para qytetarëve në qëndër të qytetit do të pushkatoheshin 8 persona: Major  Shaban Elezi, Palok Pikolini, Elez Hoti, Ded Shabani, Shefki HalitiPjeter Nikaj, Abdyl Bushati dhe Selim Rama. Pushkatimi i tyre nga regjimi i sapo instaluar komunist do ishte ngjallja e terrorit në popullsi dhe frika që do pasonte.

Vrasja u bë më urdhër të Prokurorit të Shkodrës Josif Pashko, i cili kishte filluar punën, e ndërsa masakra ndodhi 2 muaj pas instalimit të qeverisë së Enver Hoxhës. Sipas dëshmitarëve të kohës ky ekzektutim do të ishte preludi i atyre mijra pushkatimeve që u kryen në Shqipëri pa gjyqe apo me dëshmitarë të rremë.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here