1981/U lavdëruan sepse penguan të dënuarin të arratisej nga Spaçi

0
960
blank

Më 7.11.1981, i dënuari Zef Ndue Përleka u orvat të arratisej, por pa kaluar rrethimin e jashtëm në Repartin nr.303 Spaç. U izolua Shërbimi i rojës në Spaç, sipas urdhrit nr.271/3, datë 6.10.1981,  në datat 20.10.1981 deri më 10.11.1981, me rastin e 40-vjetorit të PPSH-së, kryhej në gatishmëri nr.2. Për këtë arsye, ndalimi i tij, u paraqit si ngjarje e madhe. Në kamp ishin krijuar grupet e gatishmërisë me kuadro, policë dhe ushtarë, në bazë të një grafiku të caktuar për “forcimin e vigjilencës” dhe “kontrollin dhe sigurimin e elementit armik” në ruajtje. Në raportin përkatës për këtë ngjarje thuhej:

“Ushtar Shefqet Disha (roje), Haki Basha (përgjegjës ndërrese), Abdurrahman Domnori (roje) e Nadai Jaupi (roje) dhe të tjerë që kryenin shërbimin në sektorin e vendrojeve 10, 11, 12 e kanë qenë plotësisht në krye të detyrës, sepse zbuluan menjëherë e me vigjilencë të lartë, mbajtjen nën kontroll të plotë veprimet e të dënuarit që tentoi të arratisej dhe vepruan kompakt e me zgjuarsi për prevenimin e arratisjes konform e në përputhje të plotë me rregullat bazë, me kërkesat e instruktimit dhe normat e ligjshmërisë socialiste. Kjo tregon se puna ushtarako-profesionale ka bërë efekt te efektivi dhe ia ka bërë të qartë atij detyrat e normat e shërbimit për t’i zbatuar vazhdimisht me mjeshtëri si në rastin e mësipërm”.

Veprimet e kryera rezultuan pozitive dhe komanda e Repartit nr.303 Spaç, pasi ia prezantoi organizatës bazë të partisë, propozoi dekorimet përkatëse:

-Ushtar Haki Basha (përgjegjës ndërrese) dhe Shefqet Disha (ish roje në vendroje nr.12) të propozohen për dekorim me medaljen “Për ruajtjen e rendit shoqëror”.

-Ushtar Abdurrahman Tomorit t’i jepet fletëlavdërimi nga komanda e repartit.

-Oficer Sazan Bllacës dhe Rifat Shkëmbit t’i jepet nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme që ka në varësi repartet e riedukimit.

Stimujt moralë motivonin njeriun e ri të ishte gjithnjë i vendosur kundër “armikut të klasës”.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here