1981/Të burgosurit me sëmundje të rënda, disa nuk u falën kurrë dhe vdiqën në burgje

0
352
blank

Në kohën e diktaturës, në kampet dhe burgjet e saj, vuanin dënimet një numër i madh të dënuarish me sëmundje të rënda. Për shkak të viteve të gjata të burgimit, moshës dhe mungesës së kushteve më minimale për të jetuar, një pjesë e tyre gjendeshin në situata që as spitali normal nuk i trajtonte dot. Komanda e Repartit nr.309 Ballsh, u kërkonte organeve eprore të mundësonte lirimin e tyre, të cilët edhe sikur të trajtoheshin në spitale, nuk do jetonin shumë kohë. Komanda përpiloi një listë, në të cilën spikaste 91-vjeçari Mykerem Janina. Pavarësisht shqetësimeve, një pjesë e mirë e të dënuarve nuk u liruan, por vdiqën në kamp apo spitalin e burgut në Tiranë. Edhe ata që u liruan, nuk arritën të jetojnë më shumë se disa javë.

***

Komanda e Repartit nr.309

Ballsh 12.5.1981

Lënda: Propozim për faljen e dënimit të 18 të dënuarve

Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë Zbatim Vendime Penale

Nga studimi që bëmë si komandë mbi gjendjen shëndetësore të disa të dënuarve, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda dhe me moshë të madhe, ose të paaftë për vetëshërbim, duke patur parasysh edhe qëndrimin e tyre aktual në këtë repart, kemi mendimin që t’i propozohet Presidiumit të Kuvendit Popullor për t’iu falur pjesën e dënimit të mbetur, personave të mëposhtëm:

1-Murat Marta, i vitlindjes 1942, nga Librazhdi, vuan nga fraktura e kolonës vertebrale e paralizë e ekstremitetit të poshtëm.

2-Dodë Preng Bardhi, i vitlindjes 1948, nga Mirdita, vuan nga fraktura e kolonës vertebrale e paralizë e ekstremitetit të poshtëm.

3-Gani Abdyl Qeraxhiu, i vitlindjes 1941, nga Tirana, vuan nga fraktura e kolonës vertebrale e paralizë e ekstremitetit të poshtëm.

4-Neshat Bektash Hyseni, i vitlindjes 1912, nga Tirana, vuan nga anus preternatyral pas ca vezikal.

5-Abdulla Muho Jonuzi, i vitlindjes 1930, nga Gjirokastra, i paralizuar.

6-Kalosh Shemsi Kola, i vitlindjes 1938, nga Tirana, tumor i këmbës së majtë.

7-Haxhi Ali Gjoka, i vitlindjes 1915, nga Tirana, suspekt për kancer të stomakut.

8-Mykremem Azmi Janina, i vitlindjes 1890, nga Tirana, status pas infarktit të miokardit.

9-Ndrek Frrok Krroqi, i vitlindjes 1922, nga Shkodra, paraparizë inferiore, diabet, hipertoni.

10-Mark Zef Hasi, i vitlindjes 1917, nga Shkodra, paraparizë inferiore, hipertoni.

11-Vangjush Tushi, i vitlindjes 1914, nga Korça, Morbus Parkinson.

12-Kosta Dhimitër Tepencerov, i vitlindjes 1912, nga Korça, gjendje depresive.

13-Mark Dodë Aliaj, i vitlindjes 1890, nga Puka, senil.

14-Kosta Llambi Temo, i vitlindjes 1902, nga Korça, demencë sklerotike.

15-Pandeli Sotir Kondi, i vitlindjes 1914, nga Berati, cirozë hepatis.

16-Xhemal Ibrahim Buci, i vitlindjes 1946, nga Shkodra, cirozë hepatis.

17-Enver Qazim Liço, i vitlindjes 1913, nga Tirana, amputacion i këmbës.

18-Naun Gila, i vitlindjes 1910, nga Durrësi, ankillozë të gjurit.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here