Lindi në 1917, ose 1915, në Tiranë. Më 29 shtator 1945, me vendim nr. 326, Komisioni Hetimor i Kriminelëve të luftës e dënoi se "ka qenë në shërbim të gjermanëve dhe ka kryer shërbime me karakter ushtarak" me 3 vjet burg. Më 7 prill 1979, me vendim nr. 134, Gjykata e Rrethit të Tiranës e dënoi për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit", me 7 vjet burg.

Në 1981, ndodhej në burgun e Ballshit. Dyshohej për një sëmundje të rëndë në stomak, arsye që e kishte detyruar komandën të kërkonte lirimin e tij mes 18 personash të sëmurë rëndë.

Me sa duket, kërkesa nuk do jetë plotësuar.

Më 1 nëntor 1984, me vendim nr. 74, Gjykata e Rrethit të Lezhës ka vendosur dërgimin për mjekim të detyruar në Spitalin Neuropsikiatrik të Elbasanit.

 

 

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.