Mykerem ose Myqerem bej Janina (Stamboll, 1890 - Tiranë, 1989) ka qenë njëri prej specialistëve më të mirë shqiptarë të studimeve osmane, ku spikat përkthimi i Defterit të Sanxhakut Arnaut botuar nga historiani Halil İnalcık. Ka përkthyer gjithashtu edhe nga turqishtja moderne, duke sjellur për herë të parë autorin Azis Nesin në gjuhën shqipe.

U lind në Stamboll më 1890, i biri i Azmi bej Janinës dhe Lalinur hanëm Vrionit. I ati nga dega Janina e trungut Asllan-Pashali ka qenë historian dhe prefekt në provinca të ndryshme të perandorisë, e ëma ishte e bija e Hasan beut të Vrionasve të Beratit. Studjoi për letërsi dhe histori në kryeqytetin e perandorisë.Më 1954 u internua në kampin e Kuçit, me shumë intelektual të tjerë. Më 1960 e thirrën në Tiranë, ku u emërua përkthyes në Institutin e Historisë, ku përveç përkthimeve përgatiti dhe osmanistët e rinj  si lektor i turqishtes osmane në Universitetin e Tiranës.U dënua për së dyti në moshën 89 vjeçare shtatorin e 1978. Doli gjallë nga burgu.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.