Lindi më 1911, në Berat. Më 31 dhjetor 1947, me vendim nr. 554, Gjykata Ushtarake Elbasan e dënoi "se ka qenë iniciator në krijimin e Ballit Kombëtar Shqiptar në Berat, ka qenë i lidhur me agjentët Anglo-Amerikanët ku ju ka dhënë informata me karakter ushtarako-politiko ekonomik dhe ka pasur lidhje me kriminelët e arratisur" me vdekje, me humbjen përgjithmonë të të drejtave civile e politike dhe konfiskim pasurie. Dënimi iu kthye në vuajtje me burg. Më 18 tetor 1974, e arrestuan sërish. Më 7 janar 1975, me vendim nr. 1, Gjykata Berat e dënoi "për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" me 10 vjet burg.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 305
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.