1980/Refuzimet e lirimeve para kohe

0
118
blank

Praktikat e faljes së dënimeve për arsye politike, para se të merrnin formë ligjore, me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor ose vendim gjykate, shqyrtoheshin nga një komision rrethi, i cili nuk njihej. Ky opinion i dërgohej gjykatës dhe ajo merrte vendimin e refuzimit të lirimit me kusht. Këto lirime bëheshin në rastet kur i dënuari kish kaluar duke vuajtur mbi gjysmën e dënimit. Gruaja e një të dënuari, i shkruan më 25.3.1980 Degës së Punëve të Brendshme Mirditë, në mënyrë që të bënin veprimet e duhura për të liruar para kohe bashkëshortin e saj, i cili po shkonte gati 60 vjeç. Kërkesa shqyrtohet dhe refuzohet, si shumica e këtyre rasteve. Në bazë të Kodit të Procedurave Penale, përgjigjen zyrtare e jepte Gjykata e Rrethit Mirditë me vendim të posaçëm. Rasti i mëposhtëm është një nga llojet e vendimeve, pak ose aspak të njohura.

***

Refuzim për lirim para kohe me kusht të dënuarit Dhimitër Petro Mane

 

Dhimitër Mane (në vazhdim  do shkruhet mbiemri i saktë Mano), i datëlindjes 1921, lindur e banues në Korçë, me origjinë fshatar i mesëm, me shtetësi dhe kombësi shqiptare dhe me profesion punëtor, me arsim 4 klasë, i martuar. Është dënuar me vendimin nr.87, datë 28.8.1971 të Gjykatës së Rrethit Korçë, me 15 vjet heqje lirie për tradhti ndaj atdheut. Nga dokumentet rezulton se prej datës 9.6.1971 dhe deri më sot, del se: nga dënimi i dhënë ka vuajtur 8 vjet, 10 muaj dhe 1 ditë. Ka fituar me punë 2 muaj e 4 ditë. I mbeten akoma për të vuajtur dhe 4 vjet, 11 muaj dhe 25 ditë.

blank

Mbi bazën e kërkesës së tij, komisioni i lirimeve para kohe me kusht i rrethit Mirditë, në mbledhjen e tij të datës 15.4.1980 shqyrtoi dhe përfundimisht vendosi që i dënuari Dhimitër Mano t’i refuzohet kërkesa për lirim para kohe me kusht për arsye se:

Qëndrimi i tij në repartin e riedukimit gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë e vazhdon të jetë i keq. Në punë ka marrë pjesë rregullisht por ka realizuar një normë prej 20-37%, nga ana e komandës janë marrë masa disiplinore ndaj tij për thyerje të rregullave e normave të caktuara. Ky qëndrim i të dënuarit Dhimitër Mano ka influencuar negativisht edhe në masën e të dënuarve të tjerë.

Duke u nisur nga qëndrimi negativ i të dënuarit Dhimitër Mano, në repartin e riedukimit komisioni i lirimeve para kohe me kush i rrethit, vendosi t’i refuzohet kërkesa për lirim para kohe me kusht.

 

Komisioni:

Prokurori i Rrethit, Vaskë Dimoshi

Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme, Bajram Pelo

Punëtori operativ i Repartit nr.303 Spaç, Kosta Prifti

Komisioni i Repartit nr.303, Meto Kondi

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here