1978/Gratë e sëmura në Repartin nr.318 Kosovë

0
169
blank

Rreth 15 për qind e grave të burgosura në Repartin nr.318, rezultojnë të sëmura

 

Më 14-15 prill 1978 u krye kontrolli vjetor i grave që vuanin dënimin në Repartin nr.318 Kosovë, vend i caktuar për të gjitha llojet e dënimeve. Kontrollin e kryente Dega e Shëndetësisë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, e drejtuar nga Nevzat Vigani. Pasi këqyri këtë gjendje, u përpilua një procesverbal nga një komision i përbërë nga Nevzat Vigari (kryetar), Bujar Shkaba, Dhimitër Stefani dhe Sose Kumrija (nga komanda e repartit). Sipas këtij raporti, gjendja e higjienës “paraqitej e mirë”, gjendja shëndetësore e 177 grave (numri i të burgosurave në këtë repart) shkruhej “e mirë”, por 9 të dënuara ishin të paafta për punë, 32 të afta për punë të lehtë, 3 kërkonin ushqim suplementar, 1 dietetik dhe 25 prej tyre kishin nevojë të shtroheshin në spital, 1 në sanatorium dhe 12 të tjera me nevoja për t’u vizituar te specialisti i fushës. Lista e grave që kishin nevojë për spital vërehet se i takonte moshave 22-51 vjeç. Më e njohura ndër to është Rukije Rama, e dënuar për arsye politike, historia e së cilës është bërë e njohur prej vitesh. Pavarësisht se prirja ishte për të ulur numrin e të sëmurave, numri është gjithsesi i lartë, rreth 15% e gjithë efektivit.

blank

Reparti nr.318 Kosovë ishte vendi ku vuanin dënimet e formës së prerë gratë, në vitet 1976-1990.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here