1954/Të internuarit në kampin me tela me gjemba të Lushnjës

0
339
blank

Në tetor 1953, në Shqipëri u mbyllën kampet me tela me gjemba të Tepelenës (Kampi nr.6) dhe Tiranës (Kampi nr.5 fabrika e tullave Kamëz), por u çel një kamp tjetër me tela me gjemba i quajtur Kampin nr.5 Lushnje (Plug), i cili funksionoi për 2 vjet. Në dokumentet e kohës dallohet gjendja e mjeruar e të internuarve, njëlloj si në kampet e mëparshme, ku mbizotëronin gratë, pleqtë dhe fëmijët. Në fakt duke u marrë me kampet e para vitit 1954, historiografia nuk i ka caktuar vëmendjen e duhur periudhës së viteve 1953-1955. I njëjti kontingjent të internuarish, vuajtën në kampin ku u vendosën. Në një njoftim të Drejtorisë Punëve të Brendshme së Qarkut Berat, datë 4.7.1954, bëhej fjalë për trajtimin e keq të të internuarve. Në kampin e vendosur në Lushnje, fillimisht u izoluan të internuarit dhe u detyruan të punonin në bujqësi. Kjo gjendje vazhdoi për 2 vjet. Më pas u hoq rrethimi, por të internuarit kishin hapësirë të kufizuar lëvizjeje, territoriale, duhej të bënin apel në mëngjes e në darkë, si dhe nuk duhej të largoheshin kurrë pa leje nga vendi i tyre.

 

Njoftimi mbi të internuarit

“Njofton se kohët e fundit nga Kampi nr.5 i Lushnjës, janë liruar me shpërngulje e me qëndrim të detyrueshëm në Lushnje, disa persona të cilët vuajnë shumë ekonomikisht pse nuk janë të aftë për punë fizike mbasi janë pleq, gra fëmijë e shumë prej tyre janë me raport mjeku. Gjatë kohës që ishin në kamp, furnizoheshin nga ana jonë me ushqime, por tani jo, pse konsiderohen të shpërngulur. Shumë prej tyre janë paraqitur në Degën e Punëve të Brendshme Lushnje dhe kërkojnë që të merren përsëri në kamp. Berat thotë se gjendja e tyre paraqitet shumë e rëndë dhe në rast se nuk merret ndonjë masë e shpejtë, ka rrezik që të shkaktohen vdekje ndër ta”.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here