1952/Të arrestonin dhe të merrnin unazat dhe florinjtë e shtëpisë

0
990
blank

Kujto.al publikon dokumentin që përshkruan procedurën e gjetjes dhe sekuestrimit të florinjve të shtetasit Mina Gërmeni, i cili ishte paraburgosur dhe torturuar për të treguar vendin ku e mbante të fshehur pasurinë

Të posedoje një sasi floriri nuk ishte gjë e dëshiruar nga regjimi komunist. Jo vetëm për sasi të mëdha, por edhe për ato simbolike. Askush nuk duhej të posedonte flori. Një qytetar nga Erseka, u mor peng, u paraburgos dhe torturua, për t’i marrë floririn. Duke mos duruar torturat, ai tregon vendin ku kishte fshehur pasurinë familjare.

blank

Më 24.7.1952, ora 10.00, toger Tasi Marko shef i policisë së seksionit të punëve të brendshme të Kolonjës, kapter Haxhi Arifi, polic Razi Dauti dhe kryetar i këshillit të qytetit Mili Luarasit morën të paraburgosurin Mina Vagjel Gërmeni për të bërë kontrollin në oborrin e shtëpisë së tij. Aty ishin futur një shishe dhe një kuti llamarine. Më kryesoret këtu ishin:

-127 napolona me vlerë 20 franga ar copa

-67 lira angleze ari

-18 copë lira turke ari

Po ashtu nga 2-3 copa lira turke, dollarë amerikanë.

Në stolitë e marra binin në sy 4 unaza grash, një unazë burrash, etj.. Procesverbalin përkatës nuk e ka nënshkruar i paraburgosuri. Mund të ishin më shumë se ka flori.

Të posedoje një sasi floriri nuk ishte gjë e dëshiruar nga regjimi komunist. Jo vetëm për sasi të mëdha, por edhe për ato simbolike. Askush nuk duhej të posedonte flori. Një qytetar nga Erseka, u mor peng, u paraburgos dhe torturua, për t’i marrë floririn. Duke mos duruar torturat, ai tregon vendin ku kishte fshehur pasurinë familjare.

 

Më 24.7.1952, ora 10.00, toger Tasi Marko shef i policisë së seksionit të punëve të brendshme të Kolonjës, kapter Haxhi Arifi, polic Razi Dauti dhe kryetar i këshillit të qytetit Mili Luarasit morën të paraburgosurin Mina Vagjel Gërmeni për të bërë kontrollin në oborrin e shtëpisë së tij. Aty ishin futur një shishe dhe një kuti llamarine. Më kryesoret këtu ishin:

-127 napolona me vlerë 20 franga ar copa

-67 lira angleze ari

-18 copë lira turke ari

Po ashtu nga 2-3 copa lira turke, dollarë amerikanë.

Në stolitë e marra binin në sy 4 unaza grash, një unazë burrash, etj.. Procesverbalin përkatës nuk e ka nënshkruar i paraburgosuri. Mund të ishin më shumë se kaq flori.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.