1945/ Shtatë vrasje makabre në Berat  

0
785
blank

Më 17 shkurt 1945 Enver Hoxha miratoi ekzekutimet me vdekje të dala nga disa procese nga Gjykata Ushtarake e Krahinës Ushtarake e Korpusit të 2-të Berat e kryesuar nga nënkolonel Hito Çako, me pjesëmarrjen e prokurorit Teki Kolaneci. Në thelb të të gjitha dënimeve ishte hakmarrja ndaj kundërshtarëve politikë të luftës. Proceset dallohen për nga mungesa e fakteve, arsyetimit gjyqësor, si dhe të bazueshmërisë ligjore, e dalë kryesisht pas arrestimeve të kryera.

1-Jakup Selim Shalësi

Lindur më 1905 në Dronovicë të Beratit. Cilësohej një nga eksponentët kryesorë të Ballit Kombëtar në Berat. Akuzohej si “propagandist, agjitator dhe përçarës”, në bazë të neneve 15, 18 të të ligjit nr.41, datë 14.1.1945, duke u cilësuar “kriminel lufte”. Në dosjen hetimore gjyqësore mungojnë deklarimet e të dënuarit. Gjykata Ushtarake e Krahinës Ushtarake e Korpusit të 2-të Berat, me vendimin nr.1, datë 12.2.1945, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me vdekje, pushkatim dhe me konfiskimin e pasurisë. U la në fuqi me vendimin nr.6, datë 17.2.1945 të Gjykatës së Lartë Ushtarake.

2-Asqeri Ferit Numani

Lindur më 1903 në Numan të Beratit. Akuzohej si organanizator i forcave të Ballit Kombëtar me gradën e majorit, në bazë të neneve 15, 18 të ligjit nr.41, datë 14.1.1945. Vendimi e gjykimi janë të shkurtër. Gjykata Ushtarake e Krahinës Ushtarake e Korpusit të 2-të Berat, me vendimin nr.2, datë 12.2.1945, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me vdekje, pushkatim dhe me konfiskimin e pasurisë. U la në fuqi me vendimin nr.10, datë 17.2.1945 të Gjykatës së Lartë Ushtarake.

3-Qemal Shaban Çela nga Uznova

U lind në vitin 1922 në Uznovë të Beratit. Akuzohej si “kapter informativ” i Ballit Kombëtar në bazë të neneve 15, 18 të ligjit nr.41, datë 14.1.1945, duke u cilësuar “kriminel lufte”. Spikaste akuza për vrasjen e 67 personave nga gjermanët”, për të cilët bëhej ky fajtor.

Gjykata Ushtarake e Krahinës Ushtarake e Korpusit të 2-të Berat, me vendimin nr.3, datë 12.2.1945, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me vdekje, pushkatim dhe me konfiskimin e pasurisë. U la në fuqi me vendimin nr.10, datë 17.2.1945 të Gjykatës së Lartë Ushtarake.

4-Andon Pal Balukja

Lindur më 1923 në Perondi të Beratit. U akuzua si “kriminel lufte” për faje të kryera gjatë luftës, në bazë të nenit 18 të ligjit nr.41, datë 14.1.1945, por nuk i pranoi akuzat. Gjykata Ushtarake e Krahinës Ushtarake e Korpusit të 2-të Berat me vendimin nr.4, datë 12.2.1945, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me vdekje, pushkatim dhe me konfiskimin e pasurisë. U la në fuqi me vendimin nr.13, datë 17.2.1945 të Gjykatës së Lartë Ushtarake.

5-Braçe Xhelal Plepi

Lindur më 1921 në Kuman të Fierit. U akuzua për “vrasje e çnderime” në bazë të nenit 18 të ligjit  nr.41, datë 14.1.1945, por nuk i pranoi akuzat. Gjykata Ushtarake e Krahinës Ushtarake e Korpusit të 2-të Berat me vendimin nr.5, datë 12.2.1945, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me vdekje, pushkatim dhe me konfiskimin e pasurisë. U la në fuqi me vendimin nr.12, datë 17.2.1945 të Gjykatës së Lartë Ushtarake.

6-Shefit Xhake Ibrahimi

U lind më 1925 në Samaticë të Beratit. U akuzua për “krime” të kryera gjatë luftës, në bazë të nenit 18 të ligjit nr.41, datë 14.1.1945, por nuk i pranoi akuzat. Gjykata Ushtarake e Krahinës Ushtarake e Korpusit të 2-të Berat me vendimin nr.6, datë 12.2.1945, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me vdekje, pushkatim dhe me konfiskimin e pasurisë. U la në fuqi me vendimin nr.14, datë 17.2.1945 të Gjykatës së Lartë Ushtarake.

7-Tefik Sali Polovina

Lindur më 1913 në Kuçovë. U akuzua në bazë të nenit 15 të ligjit nr.41, datë 14.1.1945, për krime gjatë luftës. Mbajti qëndrim mohues dhe nuk pranoi asnjë akuzë. Gjykata Ushtarake e Krahinës Ushtarake e Korpusit të 2-të Berat me vendimin nr.7, datë 12.2.1945, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me vdekje, pushkatim dhe me konfiskimin e pasurisë. U la në fuqi me vendimin nr.10, datë 17.2.1945 të Gjykatës së Lartë Ushtarake.

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here