Vizita në misionin amerikan që çoi në pushkatim Kostandin Dinon

0
225
blank

U ekzekutua në bregun e lumit në Tiranë më 27.4.1948 në prani të komandantit të burgut nëntoger Adem Skëndajt, të deleguarit të Sigurimit toger Maqo Pecani dhe prokurorit ushtarak kapiten Petrit Hakani. Në fjalën e fundit ndër të tjera kërkon që gruaja të mos mbajë zi dhe të martohet.

Një vizitë në misionin amerikan në Tiranë, do ti kushtontë jtën ushtarakut Kostadin Dino. Sapo vizitoi misionin amerikan, Kostandin Dine u shpall i dyshuar dhe u arrestua më 27.9.1946, në kohën kur po zhvilloheshin arrestimet e tjera të grupit të “kënetës së Maliqit”.

Bashkë me të, për të krijuar idenë e një grupi, u arrestuan edhe persona me të cilët ai blinte mishin apo perimet për konsum vetjak. Kostandini u mbajt dy vite i izoluar duke u torturuar i akuzuar si “agjent amerikan”. U gjykua nga Gjykata Ushtarake e Garnizonit e përbërë nga kapiten I Abdyl Hakiu (kryetar), kapiten II Shaban Rezha dhe apirant Thanas Bima, duke pasur pranë prokurorin kapiten Petrit Hakani.

Në gjyq mohoi akuzat dhe deklaroi se ishte i pafajshëm. Me vendimin nr.221, datë 7.4.1948, kjo gjykatë e dënoi me vdekje, me pushkatim. Për 6 personat e tjerë u dhanë dënime nga 3-7 vjeç. U la në fuqi me vendimin nr.181, datë 21.4.1948 të Gjykatës së Lartë, e përbërë prej major Niko Cetës, kapiten I Nexhat Hysenit dhe kapiten II Mustafa Iljazit, duke pasur pranë prokurorin kapiten i Nevzat Hazdenari.

U ekzekutua në bregun e lumit në Tiranë më 27.4.1948 në prani të komandantit të burgut nëntoger Adem Skëndajt, të deleguarit të Sigurimit toger Maqo Pecani dhe prokurorit ushtarak kapiten Petrit Hakani. Në fjalën e fundit ndër të tjera kërkon që gruaja të mos mbajë zi dhe të martohet.

Ushtaraku Kostandin (Dino) Mihal Shani, lindur në Stamboll dhe banues në Tiranë, ishte djali i rrobaqepësit personal të Mbretit Zog, njohës i 5 gjuhëve të huaja. Regjimi i vendosur nuk donte njerëz të shkolluar. Për Shanin nuk është folur fare. Ai njihej për simpatinë ndaj vendit kampion të demokracisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here