VENERIADA/ Poema e Arshi Pipës që fshikullon Enver Hoxhën

0
928
blank

Ky vit shënon 100 vjetorin e lindjes së Arshi Pipës, poet, kritik, gjuhëtar, një disident i qartë e kundërshtar i vendosur i regjimit të Enver Hoxhës, burgosur e torturuar në regjimin e tij, e më tej i arratisur nga Shqipëria. Jeta dhe vepra e tij  evokuan gjithmonë mesazhe të forta kundër diktaturës e një prej tyre është edhe kjo poemë e titulluar “VENERIADA”. E publikojmë për ta kujtuar në këtë 100-vjetor të lindjes së tij.

Arshi Pipa: Veneriada
Poem dramatik me 3 personazhe:

H = Enver Hoxha, diktator shqiptar
S = Josif V. Xhugashvili (Stalin) diktator sovjetik
A = Albania, vendi që vuejti ma tepër prej komunizmit në botë

H. Shqipëri, tri her’ të shita,
Edhe borxhet t’i resita!
Si shpërblim ti çfar’ më dhe?
As edhe një mauzole!

A. Mauzole unë s’të bëra
Që të mos i dukej vëra.
Nuk e pe ç’pësoi yt mjeshtër?
Këmbëshkurtër kjo gënjeshtër.

S. Ç’nunuris kjo palo femër?
Nuk e di ke shklet me thembër?
Kur mustaqet un’i vrenja
Eurazis’i dridhej rrënja!

A. Sot jo më. Lëpin sot plagët
Nga Katynët, nga gulagët.
Të përmjerrin sot mbi rrasë
Proletar’e të paklasë.

H. Po û ç’faj i kam atdheut?
Pse ja dola Skënderbeut?
Shqipëri, unë të bëra,
Unë, me vithet e gjëra!

S. O bandill, të lumtë bitha!
Ajo i shpjegon të gjitha.
Ç’duhen dituri e mënd
kur njeriu ka fatin tënd?

Bukurosh të lumtë llapa!
Kush të pa që s’t’erdhi prapa!
Por harrove, o tungjatjeta:
Të shpëtoi Dyzeteteta!

A. Ti Kosovën tregëtove,
Ti me Jugon më martove.
Shite mua dhe Kosovën,
Shite Jugon për Moskovën.

S. Po ‘dhe mua m’tradhëtove,
Çinmaçinit i lakmove.
Tej e flake pasi e vole.
Socializmin mir’e mole!

H. Shok nga ti e kam ungjillin:
Pas Hitlerit, me Çurçillin!
Û të ngreja lart doktrinën
Kur Krushçevi i solli shpinën.

S. E ç’doktrinë o budalla!
Çorba jote pordhala!
Ateizmi shpallur fe
Me Tiranën për Qabe!

A. Vrave, preve, vare, ndoqe.
Miq, armiq, shok dhe shoqe
Cilindo që t’bënte hije,
Gati ta zhdukje ta fshihje.

Dhe tani pa turp kërkon
Një kolltuk në pantheon
Me klasikët e marksizmit
Ti, xhambaz i komunizmit?

Vendi yt në mauzole,
Tok me mjeshtrin në hale!
Krushçevi ju foli hakun,
Atij verë, ty kapakun!

Stalinuc i Shqipërisë,
Paç haram qumësht e sisë!
Paç mallkimin e një nëme:
Pizeveng, doç i satëme!

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here