Handan Hoxha, tenistja e parë shqiptare që vuajti 30 vjet internim në baltrat e Savrës

0
5975
blank
29 korrik 1933, kur në Tiranë u hap klubi i parë i tenisit, një sport që do të ndalohej nga diktatura dhe personazhet e klubit do të përfundonin në burgje e internime
Nga Kolec Traboini

Gati një shekull më parë në Shqipëri luhej tenis. Më 29 korrik 1933 u përurua në Tiranë klubi i Tenisit "Rinia". Pjesë e këtij klubi ishte edhe Handan Hoxha, bijë e një nënpunësi banke në Shqipëri. Handan Hoxha ishte vetëm 15-vjeçare kur u regjistrua në  klubin e  tenisit në Fushën e Shallvares në qendër të Tiranës. Trajneri i saj ishte Sali Nallbani (Mjeshtër i Madh), i cili, i kthyer nga Italia, ndërtoi fushën e parë të tenisit në Shqipëri në atë shesh në vitin 1940. Orhan Sakiqi kujton "Fushat e tenisit në Shallvare kanë qenë vatër qytetarie.

blank

Sali Nallbani prishi kopshtin e vet me fruta e ndërtoi dy fusha tenisi në vitin 1940. Erdhi nga Italia me Julin, të shoqen. Me Asaf Hoxhën kam luajtur tenis, kam shkuar në shtëpinë e tij në rrugën e Dibrës ku kam njohur dhe motrat."
E reja Handan Hoxha doli kampione ndër femra në Kampionatin e parë të Tenisit 1942. Përveç saj, në klubin e tenisit, ishin të regjistruar edhe Ballkize Nallbani, motra e Sali Nallbanit dhe vajza të tjera si Safete Beshiri, Lule Bishqemi dhe Vjollca Greblleshi.
Me ardhjen e hordhive komuniste gjithçka u rrënua për të ndërtuar kinse një botë të re nga pluhuri i gërmadhave. Handan Hoxha me familjen e saj intelektuale e patriote, me babain Vehip Hoxha, nënën Ane, dy motrat e saj Suzan dhe Nermin, u internuan në Savër të Lushnjës për më shumë se 30 vjet. Vëllai i saj Asaf Hoxha u arratis, më pas shkoi në Amerikë dhe 3 motrat Hoxha u takuan me vëllain vetëm pas vitit 1990.
blank
Duke parë këtë vajzë në këtë fotografi, po të mos kesh njoftim shoqërues, të krijon përshtypjen se është bërë në Paris, Londër, Romë apo New York dhe nis e kupton çfarë vandalësh mizorë kanë kaluar mbi këtë tokë shqiptare duke shkatërruar edhe jetët njerëzore. Dhe, o Zot i madh, pinjollët e tyre, 30 vjet pas shembjes së komunizmit të baballarëve të tyre (nëse është shembur ndonjëherë), na thonë se ata, djajtë e kuq, paskan qenë në anën e duhur të historisë. Kështu ndodh kur e bëjnë xhufkëkuqët historinë në Akademinë ende Komuniste të Shkencave.
Përpara dëshmish të kësaj natyre, ndjesi të thella përjeton njeriu, qoftë edhe përpara kësaj fotografie që duhet venë në Muze Kombëtar në vend të belxhikëve të panumërt, maliherëve e granatave me të cilat vramë njëri - tjetrin. E ky perjetim skajor ka të bejë, në një anë me dhimbjen e thellë për vajza shqiptare si Handan Hoxha e viktimat e tjera të persekutimit nga diktatura dhe nga ana tjetër, neveri për baballarët komunistë dhe bijtë e tyre bastardë që ende jetojnë me nostalgji për kohën vrastare.
blank
Në foton familjare: babai Vehip Hoxha e shoqja Ane, djali Asaf, vajzat Mimoza, Handan dhe Nermini.
blank
blank
Shënim: Fotografitë e klubit të tenisit, janë marrë nga profili në facebook i Ermal Sefa
LEXONI historinë e plotë të familjes ëe saj dhe nënës Suzana.
Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here