Skaneri i Komitetit Qendror: “Aranit Çela ka të kalueme dëfrimesh…”

0
620
blank

Seksioni i kuadrit në Komitetin Qendror të PKSH, kishte një praktikë pune që skanonte gjithë veprimtarinë e drejtuesve në gjithë sektorët e pushtetit. Puna e këtyre vëzhguesve të rreptë raportohej në Komitetin Qendror periodikisht, një herë në javë, ose një herë në dy javë. Një prej raporteve të këtij seksioni, i nënshkruar vetëm me emrin Petrika, skanon figurat e disa prej drejtuesve që ishin vënë në krye të gjyqësorit, si Aranit Çela, Nevzat Haznedari, Petrit Hakani etj, të gjithë figura me karrierë të përgjakshme gjatë viteve të regjimit komunist.

Ndër të tjera, për Aranit Çelën, në raportin dy javor të datës 22 qershor 1947, i nënshkruari Petrika thotë: “Aranit Çela, ky ka nji të kaluar dëfrimesh, në ushtri ka pasur pretendime dhe ishte i bindur se i ishte ngrënë haka. Në letrën e K.Q. fliteshe dhe për shokun për disa përvetësime që kishte bërë….”

Ndërsa për Nevzat Haznedarin shkruan:”Të shtresës së pasur janë Nevzat Haznedari, prokuror i Gjykatës së naltë dhe Faik Minarolli, nd.prokuror i Gjykatës së Tiranës. Kanë të kalume të mirë dhe familjet e tyne kanë qenë të lidhrua me lëvizjen.”

Si Aranit Çela, ashtu edhe Nevzat Haznedari, Petrit Hakani apo Thanas Naçi në Peshkopi që përmenden në këtë raport të 1947-ës, figurojnë në krye të proceseve më mizore, mbajtur ndaj kundërshtarëve të komunizmit në vitet e para të regjimit, ndërsa disa prej tyre e vijuan karrierën edhe më vonë, gjatë gjithë viteve të diktaturës.

Aranit Çela gëzon ende sot pension të majmë për karrierën e tij të përgjakshme gjatë viteve të regjimit komunist.

Më poshtë, dy faqet e këtij raporti të 22 qershorit 1947:

 

blank

blank

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here