Si u asgjesuan 29 mijë dosje të Sigurimit të Shtetit

0
164

Brumatriçet e Hekuran Isait e Gramoz Ruçit që zhdukën gjurmët e krimeve të komunizmit. U shkatërruan tonelata dosjesh, rreth 75 % e dokumentacionit të arkivuar në organet e Sigurimit të Shtetit. Vetëm brenda një ore, asgjësoheshin 800 kg dosje.

Më 15 dhjetor 1990, pak ditë para se komunistët të dorëzonin pushtetin, ministri i Brendshëm i kohës, Hekuran Isai, urdhëroi zhdukjen e 29 mijë dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Vendimi ishte marrë nga udhëheqja komuniste e drejtuar nga ramiz Alia. Urdhri u zbatua nga Hekuran Isai i cili pas pak javësh do të largohej nga kjo detyrë  vuri në punë brumatriçet që asgjësuan tonelata dosjesh, rreth 75 % e dokumentacionit të arkivuar në organet e Sigurimit të Shtetit. Brenda një ore, asgjësoheshin 800 kg dosje. Është i faktuar ky veprim I komunistëve në fudnin e tyre, përmes një dokumenti që gjendet në Arkivën e Shtetit e që botohet në këtë artikull. Ishte ndër aktet e fudnit të diktaturës komuniste, zhdukja e gjurmëve të krimeve që kishin kryer për 50 vjet.

Procesi i zhdukjes së dosjeve ka vazhduar deri në vitin 1992 dhe për të kryer zhdukjen e dosjeve të Sigurimit, ka shërbyer brumatriçja një mjet që ekzistonte në çdo degë të brendshme në të gjithë vendin. Dosjet e Sigurimit u asgjesuan nën kujdesin e Ramiz Alisë e Hekuran isait por procesi është kryer nga i fundit ish-ministër i Brendshëm i komunizmit, Gramoz Ruçi, i cili sot është kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Dokumenti

Është një telegram i 15 dhjetorit 1990 i ministrit të Brendshëm, Hekuran Isai, dërguar  kryetarëve të degëve të punëve të brendshme në gjithë rrethet e Shqipërisë, ku jepet urdhër për asgjesimin në masë të dokumeteve sekrete.

“Të asgjësohen pa pritur  përfaqësuesin e Ministrisë, të gjitha dosjet e bashkëpunëtorëve,  të përpunimeve  dhe dosje te tjera që janë veçuar për asgjësim si dhe kartelat e  kontigjenteve të hequr, librat e evidencës të punëtorëve operativë të hequra nga përdorimi dhe  dokumenteve të përkohshme të veçuara për asgjësim të shkallës sekret, Ares personal dhe SRV (Sekret i  rëndësisë së veçantë) dosjet hetimore e gjyqësore të dërgohen në Arkiv, përfshi dhe ato që nuk kanë plotësuar afatin pesë vjeçar, (por jo dosjet hetimore për zbulim autori). Veprimet të kryhen menjëherë. Këto janë veprime normale dhe bëhen sipas kërkesës tuaj, pra nuk lidhen me situatën.

Na informoni për realizimin e detyrës.

Ministri i Punëve të Brendshme

Hekuran Isai" citohet në dokumentin qe gjendet ne Arkivën e Shtetit.

Më poshtë botohen dokumente se si ishte projektuar e funksiononte brumatriçja.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here