Lek Pervizi: Ferri i ditëve në errësirën e bodrumeve të Porto Palermos

0
510
blank

Dëshmia e Lekë Pervizit për kampin e Porto-Palermos. "Ushqimi ishte për faqe të zezë; buka ishte e qullët si marmalatë. Na trajtonin shumë keq. Kur mbetën vetëm burrat, u përkeqësuan shumë kushtet. Gjysma e tyre, as nuk shihnin kur vinte mbrëmja..." 

“Ishim të shoqëruar nga dy oficerë dhe kapteri, të cilët ishin të armatosur. Kur arritëm në Porto Palermo, gjetëm të internuar aty. Të gjithë të internuarit dolën të shikonin se kush kishte ardhur. Valentinin, e njihnin, duke qenë se kishte qenë në Berat më parë, por, mua jo. Dhe doli fjala se “është Valentin Pervizi me një tjetër.” Po si është ai “tjetri”?-pyesnin. “Është më i gjatë.” Dhe nëna ime e mori me mend se bëhej fjalë për mua, dhe u thotë: “ai tjetri është Leka im i vogel”-rrëfen i mbijetori i kampeve të internimit Lek Previzi. Të internuarit flinin në gurë, mbi një copë qylymi nëse e kishin, dhe shumica nuk e kishin as atë.

blank“Pas gjashtë ditëve nga mbërritja jonë, i hoqen krejt gratë e fëmijët dhe mbajtën vetëm burrat. Më i riu prej tyre, ishte Tomor Dine, jo më shumë se 15 vjeç dhe Bexhet Ndreu, të cilët nuk kishin moshë për t’u mbajtur në izolim në Porto Palermo, që ishte burg. Ushqimi ishte për faqe të zezë; buka ishte e qullët si marmalatë. Na trajtonin shumë keq. Gjatë kohës që ishin familjet, trajtoheshin pak më mirë, por, ndoshta qëllimisht, kur mbetën vetëm burrat, u përkeqësuan shumë kushtet. Gjysma e tyre, as nuk shihnin kur vinte mbrëmja, kur errej”-tregon Previzi. Ai dhe i vëllai ishin më me “fat” pasi nuk patën problem me sytë, kjo sepse kishin mbërritur në atë kamp pak më vonë se pjesa tjetër.

blankIncidenti me anijen italiane që rrezikonte të mbytej, vuri në lëvizje strukturat e kampit, të cilët në një situatë të tillë i druheshin ndonjë “zbarkimi” të vërtetë dhe larguan të gjithë të internuarit dhe kampi i internimit brenda kalasë u mbyll. Të internuarit gjithsesi nuk do të shpëtonin, pasi nga ky ferr i madh në kalanë e Porto-Palermos, i priste një tjetër kamp famëkeq si ai i Tepelenës.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here