Shuhet nga Covid-19 Elez Hoxha, ish-i burgosur politik gjatë diktaturës komuniste

0
967
blank

Është ndarë nga jeta një në moshën 80-vjeçare në Nju Jork, një ndër legjendat antikomuniste, ish-burgosur dhe i përndjekur politik Elez Uk Hoxha i Bytyçit - Tropojë.

Nga Beqir SINA – Phoenix Az

Elez Ukë Hoxha, lindi në dhjetor 1940, në fshatin Pac të krahinës së Bytyqit. Në mars të vitit 1945 familja e Halil Hoxhës, gjyshit të Elezit (gra,fëmijë dhe pleq) u internuan në Berat, deri në mars 1946. Në atë kohë Elezi qëndroi te halla e tij në fshatin Margegaj.

Në mars të vitit 1946 u pushkatua gjyshi i tij Halil Hoxha dhe u dënua me 101 vite burg xhaxhai i Elezit, Sulejman Hoxha, dënime këto që erdhën si pasojë se ata ishin nacionalistë të ndershëm, për shkak se ishin të përbetuar kundër komunizimit në Shqipëri.

Pas arrestimit dhe dënimit të tyre, gjyshja e tij Vocrra dhe motra Rukia u kthyen nga interrnimi në Pac.

Në këtë kohë edhe Elezi u kthye në Pac -Tropojë. Në fshatin e tij Elezi kreu arsimin fillor, ndërsa për të marrë arsimin e mëtejshëm shkoi përsëri te halla dhe vazhdoi arsimin 8-vjecar në klasa 5 deri në të shtatë në qytetin e Bajram Currit.

“Fundi i luftës (1944) përkoi edhe në Shqipëri me periudhën e hakmarrjeve politike, që më pas u transformuan nga regjimi komunist në një sistem të vërtetë qeverisjeje bazuar në arrestimin dhe persekutimin e kundërshtarëve politikë duke filluar me ish-krerët, intelektualët, tregtarët dhe pronarët e tokave. Kjo valë e dhunës e cila zgjati 45 vite u transformua në ekzekutime, në arrestime, internime apo dëbime të dhjetëra mijëra shqiptarëve”

Në vitin 1960, gjyshja e tij, Vocrra, Rukia dhe Elezi internohen në Savër të Lushnjës.

Elezi kreu gjimnazin natën në shkollën e mesme të përgjithshme “18 Tetori” të Lushnjës. Në vitin 1970, Elezi, dënohet me 7 vjet burg për agjitacion e propagandë.

Vujatjen e dënimit e kaloi në burgun e tmerrshëm të Spaçit. Ku gjatë Revoltës së Spaçit, Elezi iu bashkëngjit fizikisht revoltës dhe ishte aktiv duke marrë pjesë në ngritjen e flamurit kuq e zi pa yll, mbi tarracën e burgut.

Për këtë akt ai u ridënua edhe me 25 vjet burg, por dënimi iu ul me 11 vjet. Duke bërë gjithsej, pa ndërprerje, 18 vjet burg, lirohet më 1988.

Pas lirimit, e dërguan përsëri në shtëpinë e tij, në barangat e internimit në kampin e Savrës-Lushnje.

Në gusht të vitit 1990 ai së bashku me dy nipat e tij, Kastriotin dhe Shkëlzenin, edhe ata nga internimi në kampin e Shtyllasit – Fier, u arratisën dhe kaluan kufirin dhe dolën në ish-Jugosllavi.

Sipas proceduarve të emigracionit mbas disa muajve të qëndrimit atje, atyre iu aprovua statusi i emigrantit politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në vitin 1995, fati e solli të martohet me zonjushën Nexhmije Shaqiri – Hoxha, me të cilën ka edhe një fëmijë, një vajzë Mailinda Hoxha, e cila, është diplomuar në një nga kolegjet më prestigjioze në SHBA - në Lafayette College Pennsylvania, aty ku përvoja praktike, është se si Lafayette të revolucionarizojë botën..

Origjina familjare.

Elez Ukë Hoxha, vjen nga një prej familjeve të njohura të Shqipërisë së Veriut për kontributin në ështjen kombëtare shqiptare. Stërgjyshi, Elezit Mahmut Hoxha kontribuoi në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Gjatë Luftës së Parë Botërore, u vra Elez Hoxha, xhaxhai i Ukë Hoxhës, nga pushtuesit austro-hungarezë për arsye se fisi i Hoxhajve luftonte kundër pushtuesve. Në Luftën e Dytë Botërore përsëri fisi i Hoxhajve luftoi kundër pushtuesve nazi-fashistë përkrah Kryezinjëve dhe nacionalistëve të Shqipërisë së Veriut.

Pasi iu dha azili politik, ai u transferua në New York, ku qëndroi me anëtarët e tjerë të familjes, ndërsa mësonte anglisht dhe ndiqte mësimet.

"Ai studioi me shumë vullnet dhe së shpejti ishte i rrjedhshëm, në aglisht" duke e lejuar atë të bëhej një përkthyes për Bordin e Kompensimit të Punëtorëve të Shtetit në New York, dhe për çështjet e emigrantëve.

Profesori Brayan Hay i Lafayette College – Government and Law, kolegji që diplomoi Mailinda Hoxhën, vajzën e Elezit dhe Nexhmijes, shkruan në revistën e këtij kolegji në ditën e diplomës: “Sytë e Elezit shkëlqejnë dhe nga zemra ngallëzen një grimë infective, ndërsa shikon se Mailinda, trashëgimtarja, fëmija e tij e vetme u diplomua, madje me plot sukses”.

Profesor Hay, thotë se dita e diplomimit ishte po aq ditë e festimit për familjen Hoxha sa ishte një kohë për të parë mbrapa, përmes syve të njomë dhe ndërprerjes, fjalëve të drejtuara nga emocionet dhe të merrte parasysh se si një jetë e vështirë i dha rrugën një fillimi premtues për trashëgimtaren e tij- Mailinda.

"Kjo është diçka e mrekullueshme," citohet të ketë thënë Elezi. "Kam pasur një jetë shumë, shumë, shumë të vështirë, por jam i lumtur që arrita të shoh gjëra të mrekullueshme në vajzën time. Zoti është aq i madh sa që kishte fuqinë të më shpëtonte jetën nga burgu i diktatorit komunist, dhe tani vajza ime mund të bëhet një amerikane e suksesshme dhe të ndërtojë një shoqëri të mirë. Nuk i kisha kurrë më parë këto mundësi. Vetëm Zoti e di se çfarë do të na sjellë e ardhmja. ”

Mailinda, mes lotëve dhe dashurisë për babain e saj, na tha se Elezi vinte nga një familje patriotike me kontribut të çmuar që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Ndërkohë që gjatë Luftës së Parë Botërore, u vra edhe xhaxhai i babait të tij Elez Hoxha, emrin e të cilit e trashëgojë babai im, thotë Mailinda.

Ndërsa shton se deri te Lufta e Dytë Botërore, fisi ynë (Hoxha) luftoi përkrah nacionalistëve të tjerë të Shqipërisë së Veriut.

Elez Ukë Hoxha u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare në Nju Jork nga COVID-19, duke lënë pas gruan Nexhmijen dhe vajzën Mailinda, nipat dhe mbesat, kushërinjtë e të afërmit në SHBA dhe Shqipëri.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.