Shtator 1943/ kur Mehmet Shehu ekzekutonte partizanë pa gjyq

0
406
blank

Letra që dëshmon se u vranë partizanët pa gjyq, vjen si dëshmi përmes dokumentit t♪7 marrë nga Arkiva e Shtetit. Është një letër që ia dërgon partizani, Pandi Kristo, diktatorit Enver  Hoxha.

I dashur Taras

Pasi iktë juve brigada fillon udhëtimin po në këto ditë vjen Tuku, brigada s’është aty. Këtu qëndron Dusha me Aleksin intendenti i brigadës dhe Fiqireti dhe unë.

Tuku deri sa brigada nuk qe aty, ndenjti me neve dhe pregatiti fjalimin që do mbante kur të paraqiteshe para brigadës si komisar i saj.

Pas dy tre ditë vjen Memeti me Tahirin, marin vesh dështimin e aksionit të Brigadës. Atëhere u mbloth shtabi i brigadës dhe bisedoj arsyet e dështimit të aksionit. Të nesërmen e ardhjes të Memetit dhe të Tahirit filloj operacioni i ushtrisë dhe nuk pata kohë që të bisedonja me Dushanin shkaqet e vërteta dhe vendimet që kishin marrë ata për udhëtimin e brigadës që po bënte gjatë kohës që do lëviste në qarkun e Korçës.

Pas mbarimit të operacionit të ushtrisë brigada u mbloth në pyllin e Mashkullorës afër Panaritit 1 orë lark. Gjatë këtyre ditëve brigada s’ka mbetur pa bukë se u vunë në përdorim katundin Panaritin Grabocka natyrisht nuk dilte tamam racioni i zakonëshmë pa bukë fare nuk i lamë.

Në pyllin e Mashkullorës u mblodh përsëri shtabi i brigatës, ku siç u duk u vendos të bëhej kritika dhe autokritika për aksionin e Barmashit dhe për operacionin e ushtrisë armike në Vithkuq kjo kritikë dhe autokritikë u bë para gjithë brigadës me të drejtën që të çfaqë çdo partizan të mirat dhe të metat e aksioneve dhe jetës të brigadës në përgjithësi që nga formimi i saj e deri në ditën e kësaj kritike dhe autokritike. Mbledhjen e hapi komandanti i brigadës dyke shpeguar rëndësinë e kritikës dhe të autokritikës dhe qëllimin e saj pastaj paraqiti para brigatës komisarin e saj shokun Tuk Jakova.

Komisari politik i brigadës pasi përshëndeti partizanët e brigadës, shpegovi detyrën që kanë në brigadën e I-rë të Ushtrisë Nac.Çl. Shqiptare i cili është koka e lëvizjes Nac.Çlirimtare në Shqipëri, detyrë të cilën do ta kryhej dyke vënë të gjitha energjitë e tija dyke qenë i bindur para shtabit të përgjithshëm si një ushtar koshient për detyrën që i është ngarkuar.

Pas komisarit flet komandanti i brigadës i cili që në fillim bën kritikën dhe autokritikën për shtabin e brigadës mbasi shpjegon gabimet e shtabit mbi pregatitjen e aksionit të Barmashit gabim që fillon nga vetë shtabi i brigadës i cili nuk parashikovi që një numur i madh siç është brigada nuk mund t’i bëjë anbllok aksion rrugësh se diktohet gjë të cilën e vërteton aksioni i Barmashit për pa mundësinë e lëvizjes, gjith’ashtu shpjegoj ngjarjen e Vithkuqit gabimet dhe të mirat e kësaj përpjekjeje. Shpjegovi gjer e gjatë rrolin e kësaj brigade që ka para luftës Nac.Çlirimtare dhe popullit shqiptar detyra të cilat brigada e parë do t’i kryej sepse pjesëtarët e saj e kanë ndjerë vetë qëkurse janë grumbulluar në të me vullnetin e tyre dhe se janë koshienta për luftime që bëjnë, e kam për detyrë thotë shoku komandant t’ja u kujtoj dhe njerë rëndësinë që ka disiplina, morali dhe shpirti i sakrificës në radhët e ushtrisë Nac.Çlirimtare dhe veçanërisht në brigadën e I-rë e cila është themeli i ushtrisë të organizuar nac.çlirimtare në Shqipëri.

enver-hoxha-dhe-miladin-popovici-520x245  Partizanët betohen se do ta plotësojnë dëshirën e Komandantit të tyre dhe do të lëftojnë çdo njeri që kuxon të prishë disiplinën moralin dhe çdo gjë që është në dobi të luftës Nac.Çl. luftë për vdekje alarmistëve, oportunistëve dhe sabotatorëve në radhët e luftëtarëve.

Pas Komandantit foli nën komandanti i cili shpjegoj më gjerë detyrat e partizanëve në këtë luftë, ndihmën që ka dhënë lëvizjes sidomos shpjegovi rrolin e Partisë Komuniste në këtë luftë Këshillin e Përgjithshëm, shtabin e përgjithshëm, kur fliste Tahoja u vu re se partizanët e dëgjonin me vëmendje dhe shikimi mbi të qe shumë simpathik. Pastaj folë një shumicë partizanësh të cilët vunë në dukje të metat që ka brigada dhe që ata do t’i ndreqin për së shpejti. Në përgjithësi kritika dhe autokritika qe e mirë.

Vetëm vihet re hapur qëndrimi diktator i komandantit të brigadës po thuaj se karshi të gjithëve. Kjo ra në sy më tepër kur një partizan u ngrit kur bënin kritikën dhe autokritikë dhe desh të vinte në dukje se në brigadë disa veta e marin racionin dhe e hanë më njanë gjë që s’është e mirë për një kolektivitet si ky që kemi neve në brigadë. Atëherë Memeti me një herë ja pret fjalën dhe i thotë ti këtë akuzë e bën me qëllim për të sjellë çkatërim në radhët e brigadës dhe kjo që thua ti s’është e vërtetë edhe shumë fjalë të tjera kur shoku deshte të shpjegonte i hiqet e drejta e fjalës, atëherë shoku tha se në qoftë se më hiqet e drejta e fjalës ju mund të bëni si të doni, ky qëndrim i Memetit i dëshpërovi partizanët dhe sidomos shokun q’i previ fjalën i cili është dhe antar partije, por është prej ish grupesh, prandaj Memeti u suall aq ashpër.

Më von Dushani i hoqi vërejtjen Memetit por Memeti është shumë spanjoll, unë e s’ka tjatër, mundet që ta kem gabim por sa kam parë unë ky njeri do çekan mbi kokë se të marë nëpër këmbë po ndenje urtë.

Mora vesh në kohët e fundit se Memeti para se të vinte për në brigadë ka ekzekutuar pa vendimin e qarkorit ose të shtabit të batalionit I-rë grupashë dhe më vonë ka lajmëruar qarkorin nga ana tjetër është hapur se këta njerëz të cilët janë pushkatuar janë në brigadë, juve andej interesohuni e zgjidhni si është kjo punë që të dimë të vërtetën mos hapen fjalë kot. Unë kam 4-5 ditë që jam në Voskopojë, mbledhjen e shtabit nuk e kemi bërë që të fillojmë nga puna siç duhet tani po meremi me rregullimin e batalioneve batalionat janë shumë të çrregulluar kanë brenda shumë sëmundje na duhet një kohë dhe një punë e shëndoshë për t’i rregulluar mentojmë që t’i shkrimë disa çeta që mbajnë emrin batalion dhe të formojmë batalionat e vërtetë jo skelete siç janë sot.

Puna e partisë në batalione e çeta sa po ka nisur dhe këtu është puna e tërë tona por un e shikoj se shoku i cili është për këtë punë nuk është në gjendje që ta bëjë si duhet është i ri dhe punë ka shumë me gjithë që neve të gjithë do ta ndihmojmë, prandaj unë propozoj me që Goga ktheheshe nga Greqija të vijë këtej që ta ndihmojë shokun me qenë se ka shumë punë edhe ju e dini dobësinë e organizatës këtej po qe se na e dërgoni do bëni shumë punë, por neve nuk presim gjer sa të vijë Gogo por do vëmë të gjitha energjitë tona. Vetëm se unë deri tani kam patur punë me brigadën dhe shumë të tjera dhe nuk i kam dhënë ndihmën që duhet.

Taras mos u mërzit kur ta këndosh se nuk ka as presje as pikë na falni se kaq na mundet, më vonë do t’ju bëjmë një raport nga ana e shtabit qarkut”, shkruan Pandi Kristo  në letrëne  tij drejtuar Enver Hoxhës, që atje në Korçë e kishte pseudonimin TARAS.

blank

 

blank

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here