Lufta dhe tradhëtitë mes Enver Hoxhës, Mehmet Shehut e Tuk Jakovës me protagonist serbin Dushan Mugosha

0
462
blank

Ka qënë e ashpër lufta brenda rradhëve të partizanëve gjatë luftës antifashiste, po aq sa ç’ishte më pas dhuna diktatoriale e Enver Hoxhës mbi popullin shqiptar. Historia e Brigadës së Parë Sulmuese e drejtuar prej udhëheqësve kryesorë të Luftës Antifashiste-Nacionalçlirimtare, fsheh detaje të kësaj beteje të ashpër mes radhëve të partizanëve. Detaje të panjohura më parë vijnë përmes letrës së Pandi Kristos, drejtues i njërit prej batalioneve të kësaj brigade, në dokumentin zyrtar të marrë nga Arkiva e Shtetit.

Roli i dyshimtë i serbit Dushan Mugosha në Brigadën e Parë Sulmuese. Frika e partizanëve për t’ u përballur me armikun. Kishte nga ata që fshiheshin nëpër prroje e gjenin gjithëfarlloj justifikimesh para komandatit të rreptë të brigadës e komisarit politik.  Spiunët brenda rradhëve të partizanëve që çuan në humbjen e betejës së Vithkuqit dhe shumë detaje të tjera që nisin me këtë dosier e vijnë ditët në vazhdim me publikimin në tre pjesë të letrës së gjatë të Pandi Kristos drejtuar komandatit Enver  Hoxha. Në atë kohë diktatori e kishte pseudonimin TARAS.

Letra

“I dashur Taras!  

Pas ikjes t’uaj nga Vithkuqi unë fillova të bënja llogarinë dhe të linja një shok zëvendës për llogarinë dhe materialin që ndodheshe në depo, në këto ditë brigada niseshe për aksionin e caktuar në Barmash e gjetkë, gjatë rrugës Korçë-Kolonjë-Janinë.

Unë mundesh të rinja në Vithkuq për dorëzimin e materialit që kish ardhur nga Mokra brigadës si çanta, pagure etj., gjith’ashtu dhe të mirnja në dorëzim materialin që kishin anglezët.

Një ditë më parë se brigata të shkojë në aksionin e caktuar erdhi në shtab majori, dy kapitena dhe togeri, englezët panë planin e aksionit, pasi diskutuan me Mehmetin dhe Salën, insistonin që veç pikave të caktuara në pllanin e aksionit të goditeshin të gjitha postat gjermane gjatë rrugës, kurse Mehmeti thesh se është e pa mundur me qënë se batalionat janë lark njëri tjetrit mbas pllanit të shtabit të brigadës, atëherë u vendos se togeri englez me një skuadër të niseshe për ne ura e Peratit ta hidhte në erë ose të prishte ndonjë brull rruge ose mur për të ndaluar që ushtrija e asaj ane të vinte në ndihmë autokollonës që të goditej.

Në këtë aksion vajti majori dhe kapiteni englez në pika të ndryshme. Gjatë bisedimeve për nisjen e brigadës për aksion me qenë se qe një pjesë e madhe njerëzish vetë majori tha është frika se mos meret vesh lëvizja dhe armiku mer masat pa arritur neve dhe na godet armiku më parë se ta godasim ne.

Mundësinë që ta mirte vesh armiku qenë lëvizja po thuaj e gjith brigadës me përjashtim të mortajave dhe pëshpëritje e ballistëve që do vinin deri në vesh të ushtërisë.

Me gjith se qenë këto pengesa brigada u nis për aksion me 23/8/1943 batalionet e brigadës duhet të qenë në vendet e caktuara.

Me gjithë se disa batalione arritnë pak më vonë në pikat e caktuara, kjo nuk prishi punë. Kjo që prishi pllanin e aksionit qe se armiku kish marë vesh lëvizjen e brigadës për këtë arsye armiku qe i pregatitur. Kur batalioni i parë po afroheshe në pikën e caktuar e cila pikë qe Barmashi tri qilometra lark armiku kish lëshuar patrullat e tija dhe vazhdonte lëvizjet tona, pa pritur batalioni i parë goditet me pararojën gjermane tri kilometra lark një kompani e batalionit parë bën një rethim të pararojës gjermane vritet një gjerman, plagoset një tjatër dhe të tjerët ikin. Nga kjo përpjekje e papritur zbulohen të gjitha lëvizjet dhe bëhet e pamundur zbatimi i planit i cili qe ta prisnin armikun në prita dhe jo të na priste ay neve.

Besoj se Dushani do t’u shkruaj me hollësira si ngjau puna mbasi ata e diskutuan në mbledhjen e shtabit të brigades.  Pas këti aksioni brigada qëndrovi në Shtyllë deri sa të mblidheshin të gjithë se kishin qëndruar “disa batalione nëpër katundet afër Shtyllës”.Atëhera shtabi i brigadës jep urdhrin e tërheqjes dhe kështu aksioni falimentoj. Unë nga ana time vetëm kaq dëgjova nga Memeti kur ardhi nga aksioni që s’u-bë ay e justifikonte me këto fjalë në aksione rrugësh nuk mund të lëvizë e tërë brigada se diktohet nga lëvizjet që duhet të bëjë, duke bërë dhe punën e kollonës pestë, Balli Kombëtar na diktohet çdo lëvizje.  Kur i thamë Memetit me qenë se e tërë brigada u diktua nga armiku edhe nuk kish mundësi të zbatoheshe pllani i paracaktuar të ndaheshin 1 ose 2 batalione të bënin goditje në pika të ndryshme që të mos ngërtheheshin pa bërë goditje me qenë se që i pari aksion që do bënte brigata, vullneti për aksion i partizanëve ishte në kulm ay na u përgjegj unë nuk mund ta pritnja brigadën të vriteshe 160 t.

Brenda këtyre ditëve që ktheheshe brigada nga rruga që kish vajtur për aksion batalioni Panariti ish në pritë Gjanç Bellovodë dhe na lajmëronte se këto ditë kish lëvizje në rrugën Korçë-Ersekë gjithashtu dhe lëvizje ushtarësh në Qatrom në fermën e Pollukës por thuheshe se banin manevra dhe neve nuk e muarmë aq tragjike duke thënë se populli e bën punën gjithnjë të madhe (por na dolli si puna e asaj prallës kur thëriste çobani ujku ujku dhe talleshe me fshatarët por kur i vajti ujku s’i vajti njeri) dhe neve kështu e pësuam”, shkruan  Pandi Kristo.

blank

blank

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here