Shefqet Belishovën, e rrethoi populli e mandej forcat e komandës derisa vrau veten!

0
369
blank

Telegrami i dërguar në Atsh për publikim/ Si u përdor propaganda për të përfshirë popullin në eleminimin e kundërshtarëve politik të komunizmit

Menjëherë pas marrjes së pushtetit dhe instalimit të diktaturës, në Shqipëri u eleminuan me shpejtësi të gjithë anëtarët apo mbështetësit e Ballit Kombëtar, forcë politike e shpallur prej komunistëve si "kundërshtarë të betuar, të cilët duhen eleminuar" që gjatë Luftës.  këta kundërshtarë të komunizmit ishin të parët që u vunë edhe në qendër të propagandës, për të bindur popullin se ata ishin e keqja e djeshme dhe se regjimi i ri, pas eleminimit të tyre do ti siguronte popullit  mirëqenie e lumturi.  Një rast për tu veçuar, mes qindra tw tillwve,  ku populli bashkëpunoi me regjimin për të eleminuar kundërshtarët politik, është edhe kjo shkresë dërguar Agjencisë Tepelgrafike Shqiptare për ta publikuar e ku thuhet se populli kishte rrethuar Shefqet Belishovën  pranë Roskovecit e më tej nga forcat e armatosura  ishte bërë e mundur që ai të mos e çante dot rrethimin e të vriste veten.

Ky është teksti i plotë i telegramit:

Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë Nacional Çlirimtare

Seksioni i Agitprop-it

Tiranë më 10/3/1945

Ministrisë së Kulturës Popullore

Agjencise Telegrafike Shqiptare

Këtu

Lajmërohet nga Berati se më datën 3 Mars 1945 në Vlosht të Roskovecit u rrethua prej popullit e ma vonë prej forcave të komandës vendit e të brigadës XI, krimineli i luftës  Shefqet Belishova. Stop. Mbas nji qendrese të shkurtër si humbi çdo shpresë për të dalë nga rrethimi vrau vehtën.

Shef i seksionit të Agit-Propit

N/Kolonel

Pllumb Dishnica

Ky telegram është vetëm nji nga qindra të tillë që dërgoheshin çdo ditë në Radio Tirana dhe Agjencinë Telegrafike, që ishin baza për përhapjen e propagandës, përmes të cilës bindej populli për ta bërë bashkëpuntor në luftën e paprecedentë të zhdukjes së një klasë të tërë politike që në vitet e para të regjimit.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here