Gjyqi i Deputetëve, zotërinjtë nën kërcënimin e injorancës

0
1192
blank

Foto që flet shumë. Dëshmia e rrallë që tregon se si u përmbysën klasat shoqërore në Shqipëri, menjëherë pas Luftës, kur pushtetin e morën komunistët dhe gjithë shtresa e intelektualëve, profesionistëve e të shkolluarve në perëndim, u përndoq e u shkatërrua gjer në qelizë me egërsinë më të madhe.

Kjo foto është shkrepur në Tiranë më 4 shtator 1947, gjatë procesit gjyqësor të një prej grupeve të deputetëve. Në foto, të ulur në dy grupe, janë deputetët e akuzuar për tradhti nga regjimi i Hoxhës, ndërsa në këmbë, duken djem në moshë shumë të rinj, veshur me një uniformë, që asokohe mbahej përgjithësisht nga forcat e mbrojtjes së Popullit, paraardhësit e Sigurimit të Shtetit.

Ajo që vlen të veçohet është mënyra se si ata qëndrojnë në gadishmëri, a thua se të pandehurit do t’ia mbathin nga momenti në moment nga salla e gjyqit. Në portretet e tyre kokallë, me vështrimet e egërsuara, sundon kudo urrejtja. Duket sikur ata demonstrojnë triumfin e një arritjeje të mezipritur. Ata më në fund kanë pushtetin e dhunshëm në duar dhe zotërinjtë e dikurshëm janë krejtësisht nën mëshirën e tyre.

Paralelisht me gjuhën e urrejtjes që ata përçojnë, gati për t'i shoqëruar drejt ekzekutimit të pandehurit që po gjykohen, është atmosfera e paqes, e qetësisë dhe e mençurisë që përçojnë pothuajse të gjithë deputetët e pandehur, të ulur në bankën e të akuzuarve.

Ky moment i fokusuar në këtë fotografi, që ne e sjellim sot në fondin e arkivës tonë online “Kujto.al”, është dëshmi e rrallë që tregon se si u përmbysën prej regjimit të Enver Hoxhës, klasat shoqërore në Shqipëri, menjëherë pas Luftës kur pushtetin e morën komunistët dhe gjithë shtresa e intelektualëve, profesionistëve dhe e të shkolluarve në Perëndim, u përndoq e u shkatërrua gjer në qelizë me egërsinë më të madhe.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here