Fjalët e fundit të tre klerikëve para pushkatimit

0
550

Si u ekzekutuan klerikët e njohur Monsinjor Frano Pjetër Gjini, Pader Mati Kol Prendushi dhe Dom Nikoll Zef Deda më 11 mars 1948, pas një gjyqi të shpejtë dhe të paracaktuar për tu dënuar me vdekje. Fjalët që thanë dhe faljen që e dhanë edhe për togën e pushkatimit.

Pushtetin e kishin instaluar deri në qelizën e fundit duke eleminuar çdo kundërshtar, por Enver Hoxha kishte ende “plane djallëzore” në kokë; të fshinte me grykën e armës njerëzit e ditur, e veçanrisht klerin e lartë Katolik në zonën e Shkodrës. Tre prej klerikëve që ishin paracaktuar për tu dënuar me vdekje, me ndikim të drejtëpërdrejtë të Enver Hoxhës, ishin Monsinjor Frano Pjetër Gjini, Pader Mati Kol Prendushi dhe Dom Nikoll Zef Deda. Gjyqi për ta ishte vetëm një formalitet i shpejtë dhe tre klerikët e kuptuan qartë se rruga e tyre në përhapjen e besimit dhe shërbimi ndaj komunitetit, do përfundonte më 11 mars 1948, ora 05.00 e mëngjesit, në “vigjilje” të zbardjes së ditës. Një togë pushkatimi i priste tre priftërinjtë me armë të mbushura. Pak minuta jetë do kishin dhe iu kërkua të thonin fjalën e fundit. Sipas dokumentit zyrtar të mbajtur nga Kryetari i Gjykatës së Lartë Ushtarake të Shkodrës, Kapiten I, Misto Bllaci, janë paraqitur në detaje fjalët e fundit të tre të pushkatuarve.

“Ju njoftojmë se të dënuemit me vdekje Monsinjor Frano Pjetër Gjinit, Pader Mati Kol Prendushit, Dom Nikoll Zef Dedës, të gjithë nga Shkodra u ekzekutuan në datë 11 Mars 1948 ora 5 paradite. Fjala e fundit ka qenë:

Frano Pjetër Gjini tha: “Rroftë Krishti Mbret! Rroftë feja katolike dhe katolikët në botë! Rroftë Papa! Gjaku dhe trupi jem mbeten këtu, por shpirti dhe zemra është te Papa. Rroftë Shqipnija!”

Pater Mati Kol Prendushi tha: “Jam i pafajshëm, po vdes në krye të detyrës sime. Rroftë Krishti Mbret! Rroftë Papa! Rrofshin katolikët! Rroftë Shqypnija! U baj hallall gjyqit dhe ata që do të shtien mbi trupat tanë të pafajshëm”.

Dom Nikoll Zef Deda tha: “Rroftë Shqipnia! Po vritem në punën time. Rroftë Krishti Mbret! Rroftë populli shqiptar!”.

Ekzekutimi i këtyre priftërinjve ishte vetëm një hapje rruge për të tjera eleminime, dënime me burg dhe persekutim të vazhdueshëm të klerit në vend.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here