Familja Selfo ndihmoi financiarisht Enver Hoxhën, ai ua kthen “borxhin” me vrasje…

0
642
blank

Çfarë shkruan Enver Hoxha për biznesmenin e njohur gjirokastrit Reiz Selfo, duke e cilësuar si “reaksionar dhe dallaveraxhi…, ne i treguam vendin”. Ekzekutimi më 26 shkurt 1951 dhe persekutimi që u erdhi më pas familjarëve të Selfos.  

 

Shumë personazhe të njohur dhe familje gjirokastrite që kishte ndihmuar Enver Hoxhën finaciarisht, para dhe gjatë luftës, patën fund tragjik. Mes tyre është edhe Reiz Selfo, një tregtar dhe biznesmen ndër më të njohurit të kohës. Dy vëllezër të Reis Selfos, ishin partizanë, por kjo nuk e pengoi diktatorin Hoxha që në shkurt të vitit 1951 të urdhëronte eleminimin e Reiz Selfos. “Reiz Selfo ishte i pari i familjes Selfo. Ky ishte një nga reaksionarët më dallaveraxhinj dhe ekspert në rrethin e tregtarëve të mëdhenj. Për krimet që kishte kryer ndaj popullit dhe atdheut, ne i treguam vendin dhe gjyqi e dënoi me pushkatim. Unë e njihja mirë Reizin, më kishte rastisur të takohesha me të, por rrallë të bisedopja, se ishte njeri i rëndë dhe nuk kishte kohë të merrej me njerëz si ne…”-shkruan Hoxha në kujtimet e tij, ndërkohë po në atë libër, ai përmend vëllaiën e Reizit, Syrja Selfon si një njeri pozitiv, por kjo hipokrizi kishte rrënjët më të thella, pikërisht në Gjirokastër. Selfot ishin familje me traditë dhe ndër më të njohurat në zonë, si nga ana financiare ashtu edhe intelektuale. Ndihmuan financiarisht luftën e ashtëquajtuar Nacional-Çlirimtare, kishin strehuar për shumë kohë vetë Enver Hoxhën, por kjo e mirë do kthehej në dramën e madhe jetëgjatë, që nisi që nga periudha e luftës dhe përfundoi në vitet 90’. Më 23 shkurt 1951, Reiz Selfo arrestohet dhe tre ditë pasi e mbajtën në hetuesi mes turturash çnjerëzore merret vendimi për ta pushkatuar bashkë me 21 intelektualë të tjerë, si të dyshuar për hedhjen e bombës në Ambasadën Sovjetike. Një jetë e prerë në mes, por familjarët dhe të afërm të Reiz Selfos do vijonin persekutimin në ferrin komunist. Familja u internua në Lushnjë dhe fshtrat e Vlorës dhe u detyruan të jetonin në haure dhe kasolle.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here