Dokumenti i shkurt 1945, lufta vëllavrasëse e komunistëve në Kelmend

0
262

Mbi 89 të vrarë numëroheshin në Kelmend në fund të shkurtit 1945, gjatë operacionit të regjimti të Enver Hoxhës për të nënshtruar popullsinë antikomuniste në veri të Shqipërisë.

Po ashtu numëroheshin 69 të plagosur e dhjetra familje të bastisura, të internuar me fëmijë e me pleq, mbi 34 shtëpi të djegura dhe gjithë pasuritë e tyre të konfiskuara…

Bilanci tragjik shënohet brenda një muaji luftë vëllavrasësë vetëm në zonën e Kelmendit.

Të dhënat dalin nga një raport i gjatë i datës 21 shkurt 1945 i hartuar nga komisari politik i shtabit të Divizionit II, Mihal Prifti.

Aksioni i komunistëve për të asgjësuar kundërshtarët politik në Kelmend kishte nisur që më 14 janar 1945 dhe ishte mbyllur pas datës .

Nga kundërshtarët e komunistëve ishin vrarë mbi 50 kelmendas e plagosur 21 të tjerë. Vec këtyre dhjetra familje ishin bastisur internuar, djegur dhjetra shtëpi e sekuestruar gjithë çfarë kishin. Po ashtu në këtë përpjekje ishin vrarë edhe 39 persona nga fronti i komunistëve dhe ishin plagosur 48 të tjerë.

Luftën për të asgjësuar të gjithë kundërshtarët e komunizmit edhe për të forcuar pushtetin e tyre, komunistët e vijuan edhe në muajt pasues të 1945 si edhe në vjeshtën e 1946.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here