Dhjetor 1966/ Urimi i fundit i Krishtlindjeve në Shqipërinë komuniste, “Lutemi për begatinë e atdheut”

0
648
blank

Ky është urimi i fundit i Krishtlindjeve, të vitit 1966, para se Shqipëria të shpallej vend ateist e regjimi komunist të ndalonte me forcë çdo kremtim e aktivitet fetar dhe të urdhëronte mbylljen e të gjithë institucioneve fetare.

Si një dëshmi e dhimbshme për shpirtin e një kombi të tërë, ky telegram dëshmon veç të tjerash, edhe harmoninë mes besimeve në Shqipëri, në një kohë kur prej vitesh me direktiva nga  Moska, regjimi nxitej të mbështeste klerin ortodoks e të luftonte pa kompromis klerin katolik.

Kreu i kishës ortodokse, kryepeshkopi Damian, i drejtohet Emzot Ernest Çobës në Shkodër, me këtë telegram urimi, ku veç të tjerash lutet për begatinë e atdheut.

Eminencës Ernest Çoba

Kryetar i kishës katolike

Shkodër

121 Shkodër Tiranë 01175 74. 23 1330 =

NR 8/66 PROT =

Në emër të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe tonin personal falenderojmë dhe dërgojmë urime të njëllojta për ju dhe klerin e besnikët vëllezër katolikë të Shqipërisë me rastin e  Krishtlindjes e Vitit të Ri duke bashkur me këtë rast lutjet tona për një paqe në mbarë botën dhe begatinë e atdheut tonë të shtrenjtë.

Kryetari i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Kryepiskopi Damjan

Dokumenti mban datën 23 dhjetor 1966. Këto ishin Krishtlindjet e fundit në Shqipërinë komuniste, ku pllakosi një prej periudhave më të errëta në historinë e njerëzimit, periudhë e cila do të merrte fund, vetëm me shembjen e  këtij regjimi, në 20 shkurt 1991.

blank

 

blank

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here