Çarmatimi me rëndësi të jashtëzakonshme, jepni edhe para për t'i zbuluar!

0
137
blank

Shkresa e Pandi Kristos, ditën e kryengritjes së Postribës për gjithë komitetet qarkore në gjithë Shqipërinë. Mobilizohuni të gjithë për çarmatimin!

Pas urdhëresës së dërguar nga Ministria e Brendshme në gjithë Shqipërinë, për nisjen e aksionit të çarmatimit, në të njëjtën ditë Pandi Kristo nga Komiteti Qëndror, niste një qarkore ku nxiste gjithë organet e partisë në rrethe, të mobilizoheshin për mbledhjen e armëve. Sipas tij, çarmatimi kishte një rëndësi të jashtëzakonshme, sidomos për kushtet ku ndodheshin (kryengritja e armatosur antikomuniste në Postribë dhe shumë ngjarje të tjera, ku ishte pikasur kundërshtimi me armë, pothuajse në gjithë veriun). Për të arritur rezultat në zbulimin e armëve, Pandi Kristo thotë se mund të japin edhe para në formë joshje e korruptimi. Kujto.al e sjell të plotë shkresën e Pandi Kristos, si më poshtë:

Komiteti  Qendror i Partisë Komuniste Shqiptare

Seksioni organo-instruktiv

Nr.1415

Tiranë, më 9.9.1946

Gjth komiteteve qarkore të PKSH

Në lidhje em urdhëresën Nr.3 të Minsitrisë  P.Mbrendshme e cila flet për çarmatimin, ju porositim që kësaj çështjeje ti vini rëndësi të madhe në mënyrë që c’armatimi të bëhet sa më i plotë. Veçanërisht në situatën që ndodhemi  çarmatimi ka një rëndësi të jashtëzakonshme, prandaj kujdesi juaj duhet të jetë I madh.

Seksioni i mbrendshëm ka marrë të gjithë  udhëzimet e nevojshme nag Ministrija, por juve duhet ta ndihmoni atë, me mobilizimin e të gjithë organizatës për këtë çështje të rëndësishme. Çështja e çarmatimit të bëhet nëj çështje e gjithë partisë. Anëtarët e partisë  duhet të japin të gjithë  ndihmën e tyre në informacion.

Siç ju përmendim edhe më lart, që të munden organet kopetente të kryejnë këtë punë sa më mirë, është i domosdoshëm mobilizimi i partisë.

Për këtë porositen veçanrisht organizatat e veriut: Shkodra, Kukësi dhe Peshkopija.

Për zbulimin e Armëve mund të përdorim edhe të holla: por gjithnjë ky të jetë për rastet kur do të shifet e nevojshme dhe e arsyeshme.

Në lëshimin e lejeve special e për mbajtje arme, juve duhet të bashkëpunoni gjithashtu me seksjonin e Sigurimit të Shtetit dhe me seksionin e Mbrendshëm. Partija do të japë rekomandime për elementët, të cilëve mund tu lëshohet leja e mbajtjes së armës. Kriteri është që të japim sa më pak armë.

Vdekje fashizmit liri popullit

Për seksionin organo-instruktiv

Pandi Kristo

blank

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here